Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk është kiameti”/ Xhavit Haliti flet për deklaratën e Enver Hoxhajt dhe mundësinë për koalicion VV-PDK

26/06/2025 - 13:53
në Lajme
A A
Haliti: Sveçla ia ka marrë kompetencat drejtorit të AKI-së dhe po flet në emër të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Ka gatishmëri nga dikush për t’u bërë ministër apo kryeministër”

Mbrëmë, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se do ta mbështeste një koalicion VV-PDK.

Ish deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur lidhur me deklaratat nga zyrtarë të kësaj partie, për koalicion me VV-në.

Ai ka thënë se secili ka të drejtë të japë mendim dhe ka edhe shumë brenda partisë që kanë mendim të njëjtë, për çka tha se nuk është “kiamet”.

“E drejta me folë me dhënë mendim politik nuk është e ndaluar në PDK. Besoj që shumë brenda PDK-së kanë mendime të kundërta dhe në qoftë se ka dikush mendim për të qenë ose për të mos qenë në koalicion me VV-në, nuk është kiamet, nuk prish punë. Ne tash e kemi mbajtur konventën dhe e kemi miratuar një deklaratë politike që është përcaktuese për politikat e përditshme të partisë. Ideja me sa e pashë është një mendim i tij, por nuk do të thotë që nuk mund ta zhvillojë atë mendim apo ta pjesë që mund ta quajë më shumë si gatishmëri për t’u sfiduar në pozicionin e kryetarit të partisë”, ka thënë ai.

Lidhur me mundësinë për të pasur koalicion me VV-në, Haliti thotë se nuk sheh sinjale dhe për këtë do të duhej të kishte lëvizja nga ajo parti, ndërsa thekson se mund të ketë gatishmëri për koalicion nga dikush që do të bëhet ministër apo kryeministër.

“Thashë se ka mendime të ndryshme. Mendoj se lëvizja i takon VV-së dhe nuk i takon PDK-së, e para. E dyta, kërkesa për një koalicion do të thotë me i bashku programet, në një qeveri të përbashkët, të krijohet një program i përbashkët dhe të zbatohet ai program. Unë nuk po shoh shenja të cilat, s’ka ndonjë sinjal që ma mbush mendjen që ka gatishmëri të tillë por ka gatishmëri nga dikush për t’u bërë ministër apo kryeministër dhe beteja elektorale është bërë kryesisht nga kandidatët për kryeministër. Pothuajse të gjitha betejat janë zhvilluar për këtë, mua nuk më pëlqen ajo, do të ishte shumë mirë që beteja të zhvillohet në politikë në Kosovë për programin që i ofrohet qytetari dhe për të pasur mundësi për të dhënë llogari pas marrjes së mandatit”, potencoi ish deputeti.

Po ashtu, Haliti foli dhe për zgjedhjet brenda partisë, teksa tha se për këtë pozitë do të duhej të kishte proces prej tre muajsh dhe të kandidonin të gjithë atë që pretendojnë të jenë në krye të partisë dhe më pas kushdo që zgjedhet duhet të jetë kandidat edhe për kryeministër.

“Tani këto çka ka thënë Enveri, çka ka thënë Memli janë çështje të cilat janë mendime të tyre, besoj që secili ka të drejtë të flasë, të pretendojë, është e drejtë e tyre legjitime por unë do të thosha që PDK në kohën kur mbahen zgjedhjet do të duhej të kishte një proces që zgjat të paktën tre muaj, për të zgjedhur kryetarin e partisë. Nuk mund të ketë kryetar partie tani në variantin e propozimit aty ad-hoc. Po them proces sepse duhet t’i jepet e drejta secilit që pretendon për të qenë kryetar i partisë, do që të jetë në garë për këtë pozitë, për të qenë të barabartë në fushatë. Në qoftë se nuk ka barabartësi në fushatë por vjen nga një mekanizëm ose nga një dëshirë e parapërgatitur për të zgjedhur dikë, atëherë përplasjet e brendshme dhe thashethemet kalojnë në sistem dhe ky sistem e dëmton çdo parti. Mendoj se duhet marrë mësim nga ata që kanë demokraci institucionale të gjatë dhe kur vjen puna për të hyrë në zgjedhje, ata që fitojnë mbështetjen nga anëtarësia, ata duhet të jenë kandidatë edhe për kryeministër, edhe për kryetar partie apo në strukturat e partisë të jenë të përgjegjshëm”, ka vlerësuar ai për Gazeta Blic.

Haliti theksoi se Memli Krasniqi është rikonfirmuar si kryetar në konventën e PDK-së, për ta drejtuar  partinë deri në organizimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë.

“Ne nuk kemi shpallur zgjedhje, ne kemi mbajtur një konventë, e cila ka konfirmuar me shumë absolute të votave, ka rikonfirmuar Memli Krasniqin kryetar të PDK-së dhe kemi rikonfirmuar duke shtuar një numër të caktuar sipas statutit me deputetë të zgjedhur që nuk kanë qenë anëtarë të Këshillit Drejtues, për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale që kemi dhe për ta drejtuar  partinë deri në organizimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë . ky është edhe obligim ligjor edhe kushtetues, edhe sipas ligjit të zgjedhjeve që brenda një afati të mbahen konventat e partive dhe nuk ka pasur zgjedhje të përgjithshme të partisë”, ka deklaruar Xhavit Haliti.

JU REKOMANDOJMË

Tomë Gashi e konfirmon intervistimin e Martin Berishajt: Dëm kolateral i atyre që e urrejnë VV-në
Kryesore

Martini intervistohet sërish për shpërlarje të parave e shmangie nga tatimi, Tomë Gashi e mbron me qindra gabime drejtshkrimore

26/06/2025 - 16:52
Greqia përballet me zjarre
Lajme

Greqia përballet me zjarre

26/06/2025 - 16:46
Çitaku arsyeton mungesën e PDK-së në promovimin e librit për Hashim Thaçin: S’na ftuan
Lajme

Çitaku kritikon qëndrimin e Berishajt si ambasador: Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë – marrëzi pa kufi

26/06/2025 - 16:27
Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale për shpëlarje të parave e shmangie nga tatimi
Kryesore

Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale për shpëlarje të parave e shmangie nga tatimi

26/06/2025 - 16:15
Ker-Lindsay për ngërçin: Kurti më shumë faktor që pengon se forcë që sjell zgjidhje, barra më e madhe bie mbi të
Lajme

Ker-Lindsay për ngërçin: Kurti më shumë faktor që pengon se forcë që sjell zgjidhje, barra më e madhe bie mbi të

26/06/2025 - 16:03
Pas sulmit në Iran, Hegseth: Ishte i suksesshëm – duhet ta festojmë atë si amerikanë
Lajme

Pas sulmit në Iran, Hegseth: Ishte i suksesshëm – duhet ta festojmë atë si amerikanë

26/06/2025 - 15:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Samiti i NATO-s në Hagë, Trump i përmend përsëri Kosovën e Serbinë në pyetjen që iu bë për Putinin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Dosja’ “MEKA”/31 Faqe dokumente zyrtare të AUV për skandalin me 20 mijë kilogramë mish pule të kontaminuar me bakteren Salmonella

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lutje për ndihmë: Arnisa po lufton për jetën – familja kërkon ndihmën tuaj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë