Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, ka hapur zemrën për publikun gjatë intervistes për emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.
I njohur për humorin dhe energjinë pozitive brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Gani Gërmia zbuloi se pas daljes nga reality show nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale.
“E vërteta është se nuk jam konë mirë emocionalisht pas Big-ut,” tha ai.
Gani Gërmia u bë një nga banorët më të dashur të sezonit të dytë, duke sjellë humor dhe dinamika interesante në shtëpi. Por, pavarësisht popullaritetit të madh, ai zbuloi se kalimi nga jeta në izolim brenda shtëpisë në jetën reale ishte një sfidë e madhe.