Ish deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami në “Politiko” tha se krejt parametrat e shoqërisë kosovare sot e favorizojnë Bedri Hamzën.
Ai tha se Bedri Hamza është garantuesi më i madh i stabilitetit politik dhe se krizat në vendin tonë zgjidhen vetëm me përvojë e dialog.
“Krejt parametrat të shoqërisë kosovare sot e favorizojnë Bedri Hamzën. Mungesa e stabilitetit politik është tu e grry Kosovën politikisht përbrenda, është tu e grry edhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës nga jashtë. Bedri Hamza është garantuesi më i madh i stabilitetit politik sepse kriza nuk zgjidhet me akuza, nuk zgjidhet me kashelasha e me rima por zgjidhet vetëm me përvojë, vetëm me dialog, vetëm me qetësi. Normaliteti në këto 5 vite, Kosova ka jetu në jo normalitet, në pasiguri totale, në m,ungesë të parashikueshmërisë dhe do të ketë një normalitet ku politika nuk ndërhyn në jetën e qytetarëve.”, shtoi tutje Behrami.
Behrami tha gjithashtu se Bedri Hamza nuk vija të kuqe për faktin se shoqëria mjaft është ndarë deri sot në kategori të ndryshme.
“Bedri Hamza nuk ka vija të kuqe. Nuk kemi vija të kuqe sepse ato mjaft e kanë nda këtë shoqëri, e kanë kriju këtë karakter mrena shoqërisë, duke e nda atë në patriot e jo patriot, në tradhëtar e kështu me radhë.”, shtoi tutje Behrami.













