Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk keni parë gjë akoma”! Trump paralajmëron Iranin: Pranojeni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

13/06/2025 - 12:54
në Lajme
A A
“Nuk keni parë gjë akoma”! Trump paralajmëron Iranin: Pranojeni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e mëtejshme izraelite ndaj vendit do të jenë “akoma më të përgjakshme”.

Në një postim në Truth Social të premten herët në mëngjes, Trump shkroi se udhëheqësit iranianë “nuk e dinin çfarë po pret. Tani janë të gjithë TË VDEKUR dhe situata vetëm do të përkeqësohet”.

“Ka pasur tashmë shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë që kjo masakër të marrë fund, përpara se të ndodhin sulmet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe më brutale”, shtoi ai. “Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet më asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane”.

Bisedimet për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin janë intensifikuar javët e fundit, por këmbëngulja e Teheranit për të pasur të drejtën e pasurimit të uraniumit është kthyer në një pengesë madhore.

Lexo të plotë postimin e Trumpit në Truth Social:

“I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë atyre, me fjalët më të forta të mundshme, ‘thjesht bëjeni’, por sado që u përpoqën, sado që u afruan, nuk arritën ta finalizonin. U thashë se do të ishte shumë më keq se gjithçka që ata kishin parë, prisnin apo u ishte thënë. SHBA prodhon pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake në botë, PA KRAHASIM, dhe Izraeli ka shumë prej tyre, me shumë të tjera që po vijnë. Dhe ata dinë si t’i përdorin.

Disa ekstremistë iranianë folën me guxim, por nuk e kishin idenë çfarë i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR, dhe do të bëhet vetëm më keq! Deri tani ka pasur shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë që kjo masakër të përfundojë, përpara se të ndodhin sulmet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe më brutale.

Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft më me vdekje, mjaft më me shkatërrim, THJESHT BËJE, PËRPARA SE TË JETË SHUMË VONË. Zoti ju bekoftë të gjithëve”!

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!
Kryesore

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!

14/06/2025 - 01:24
Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)
Lajme

Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)

14/06/2025 - 01:18
Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri
Lajme

Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri

14/06/2025 - 01:15
Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë
Kryesore

Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë

14/06/2025 - 01:12
Lajme

Vazhdon kundërpërgjigja e Iranit, shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem

14/06/2025 - 01:02
Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj
Ekonomi

Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj

13/06/2025 - 23:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë

    Turqia kërkesë të prerë Izraelit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Irani mohon se ka lëshuar dronë drejt Izraelit, ndërsa një zyrtar izraelit thotë se i kanë kapur disa mbi Siri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë