Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk kishte plan kundër civilëve apo kundërshtarëve politikë”: Mbrojtja e Jakup Krasniqit dorëzon si prova raporte ndërkombëtare, dokumente të UNMIK-ut dhe EULEX-it

17/09/2025 - 10:05
në Kryesore, Lajme
A A
“Nuk kishte plan kundër civilëve apo kundërshtarëve politikë”: Mbrojtja e Jakup Krasniqit dorëzon si prova raporte ndërkombëtare, dokumente të UNMIK-ut dhe EULEX-it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raporte nga UNMIK, EULEX, dokumente të tjera ndërkombëtare e materiale nga mediat, janë dorëzuar nga mbrojtja e Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale, si prova të mbrojtjes.

Në një dokument të cilin e ka parë Nacionale, avokatja e Jakup Krasniqit thekson se këto prova do të dëshmojnë që nuk ka pasur një plan të UÇK-së kundër kundërshtarëve politikë, e as civilëve të tjerë.

“Mbrojtja pohon se provat e propozuara janë të rëndësishme për të kundërshtuar pretendimet e Aktakuzës në lidhje me ekzistencën e supozuar të një politike kundër Kundërshtarëve të supozuar ose njohurinë e supozuar të të Akuzuarit për krimet e kryera kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë periudhës së Aktakuzës. Provat e propozuara janë bashkëkohore me krimet e supozuara dhe vijnë nga media, vëzhgues ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë, ose autoritete hetimore (ndërkombëtare)”, thuhet në parashtresë, raporton Nacionale.

Disa prej provave ndërlidhen me akuzat e Prokurorisë për krime në Gjilan, Rahovec e Prizren. Mbrojtja e Krasniqit e ka paraqitur me dëshmi faktin se UÇK-ja nuk ka qenë një organizim i mirëfilltë.

“Së pari, provat e propozuara që lidhen me vendet e Aktakuzës në Gjilan, Rahovec dhe Prizren tregojnë kryesisht çorganizimin e UÇK-së dhe pamundësinë e grupit për të kontrolluar anëtarët e tij në periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, më 9 qershor 1999, dhe rrethanat kaotike në Prizren dhe Rahovec, të shkaktuara nga kthimet masive të refugjatëve. Situata e popullsisë që po kthehej përballë pasojave të konfliktit, thuhet se krijoi rrethana ku civilët u hakmorën në mënyrë të pavarur për dëmet dhe humbjet që pësuan, duke u angazhuar në sulme, plaçkitje dhe dëmtime të objekteve civile. Provat e propozuara dokumentojnë këto rrethana, duke treguar se krime të tilla u kryen nga individë dhe grupe që vepronin jashtë kontrollit, dijenisë ose qëllimit të të Akuzuarit”, thuhet më tutje në dokument.

Prova të tjera të parqitura ndërlidhen me akuzat për ndalimin e personave në fshatin Shalë.

“Së treti, provat e propozuara që lidhen me vendndodhjen e Aktakuzës në Shalë (Sedllarë) tregojnë raste ku personat e kapur nga UÇK-ja gjatë luftës raportuan se ishin trajtuar në mënyrë të drejtë. Prova të tilla bien ndesh me pretendimin se ndalimet dhe keqtrajtimet që i atribuohen UÇK-së ishin pjesë e një politike të përbashkët. Mungesa e uniformitetit të veprimeve tregon çorganizim brenda UÇK-së si strukturë dhe mungesë të ndonjë politike të përbashkët në lidhje me ngjarje të tilla”, thuhet më tutje.

Kurse, disa dëshmi të paraqitura, flasin për raportet mes LDK-së dhe UÇK-së.

“Së katërti, provat e propozuara të ofruara sipas vendndodhjes së Aktakuzës në Llapashticë dhe Vende të Ngjashme flasin për marrëdhëniet midis LDK-së dhe UÇK-së, duke kundërshtuar ekzistencën e supozuar të çdo politike të UÇK-së kundër kundërshtarëve politikë, përfshirë anëtarët e LDK-së. Për më tepër, një artikull tjetër i ofruar sipas Aktakuzës në vendndodhjen e Llapashticë dhe Vende të Ngjashme tregon se informacioni i dhënë nga media nuk kishte origjinën domosdoshmërisht nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, por në vend të kësaj ishte siguruar nga njësi individuale në terren. Kjo e fundit është e rëndësishme për të kundërshtuar pretendimin se të Akuzuarit ishin të përfshirë në formulimin dhe shpërndarjen e të gjitha informacioneve të marra nga media”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

Disa prova të rëndësishme janë dorëzuar lidhur me zhdukjen e Latife dhe Rrushe Kolollit në Budakovë, të cilat po përdoren nga Prokuroria e Hagës. Sipas mbrojtjes, provat dëshmojnë se i dyshuar për këtë rast ishte një ushtar i thjeshtë, që nuk kishte pasur asnjë urdhër.

“Së pesti, provat e propozuara të bashkangjitura në vendndodhjen e Aktakuzës në Budakovë dhe Semetishtë lidhen me incidentin e zhdukjes së viktimave të Aktakuzës, Latife dhe Rushe Kololli. Ato ofrojnë mbështetje faktike për provat e dëshmitarëve të pranuara tashmë dhe janë relevante në kontekstin e provave të pranuara që tregojnë se autori i dyshuar ishte një ushtar i thjeshtë që nuk kishte vepruar në përputhje me urdhrin e një eprori”, thuhet në dokument.

Kurse, së fundmi, disa dëshmi ndërlidhen me rastin e Azer Tarjanit. Sipas mbrojtjes së Krasniqit, provat e paraqitura dëshmojnë se ai kishte qenë i përfshirë në një gjakmarrje, dhe vrasja e tij ishte për këto arsye.

“Së gjashti, provat e propozuara që lidhen me vendndodhjen e Drenocit në Aktakuzë kanë të bëjnë me vdekjen e viktimës së Aktakuzës Azer Tarjani dhe mbështesin provat e dëshmitarëve të pranuar që dëshmojnë përfshirjen e Tarjanit në një gjakmarrje dhe vrasjen e tij si pasojë e saj. Pikat janë relevante për të vërtetuar ekzistencën e gjakmarrjes në shoqërinë e Kosovës gjatë periudhës së Aktakuzës dhe për të treguar se krimet u kryen nga individë që përfitonin”, thuhet në dokument.

JU REKOMANDOJMË

Ky është mërgimtari nga Kosova që ndërroi jetë sot në Austri

Ky është mërgimtari nga Kosova që ndërroi jetë sot në Austri
17/03/2026 - 21:14

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar, pasi një qytetar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Austri. Viktima është Pajtim...

Më shumëDetails

Nesër përurohet stacioni modern i autobusëve në Skenderaj

Nesër përurohet stacioni modern i autobusëve në Skenderaj
17/03/2026 - 21:06

Skenderaj nga nesër do të bëhet me stacionin të autobusëve, i cili është ndërtuar me arkitekturë moderne. Përurimi i këtij projekti modern do të bëhet nesër nga ora...

Më shumëDetails

Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare
17/03/2026 - 21:03

Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë...

Më shumëDetails

Hamza: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës e mirëpritur por vonuar, qytetarët u ndëshkuan për faj të Qeverisë

Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës
17/03/2026 - 20:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim
17/03/2026 - 20:23

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë se tani BE duhet ta nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, shkruan Express. Ky reagim i Bushatit...

Më shumëDetails

Abdixhiku bën iftar me Myftiun Naim Tërnava- Muaji i Ramazanit, periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave!

Abdixhiku bën iftar me Myftiun Naim Tërnava- Muaji i Ramazanit, periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave!
17/03/2026 - 19:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. Abdixhiku ka uruar të gjithë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë