Grupmoshat 21-vjeçare të Kombëtares së Kosovës i mposhtën me rezultat të thellë ata të San Marinos në ndeshjen që u luajt në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja u mbyll me rezultat 7-0 në të mirë të “Dardanëve”, të cilët u siguruan të shënonin plot tri herë vetëm në pjesë të parë, shkruan Insajderi.
Goli i parë u shënua në minutën e 12′ nga Eliot Bujupi, e më pas shënoi edhe Leon Frokaj katër minuta më vonë. Golin e tretë e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 20.
Përbrenda tre minutash në pjesën e dytë shënuan Berisha dhe Lirim Jashari për 5-0.
Luan Lleshi mori kartonin e dytë të verdhë, për çka u përjashtua nga loja në minutën e 70′.
Megjithatë, “Dardanët”, nuk u ndalën përkundër që luanin me një lojtar më pak në arenën e tyre.
Julind Selmonaj shënoi sërish në minutën e 76′, si dhe Leon Frokaj në atë të 84′, për ta përmbyllur epërsinë e thëllë ndaj të rinjve të San Marinos.
Berisha dhe Frokaj shënuan dy gola personal në këtë ndeshje.
Kosova U21 shënoi fitoren e parë në grupet për kualifikim në Euro U21, pas dy ndeshjeve me barazim dhe me humbje.