Para nisjes së seancës së 50-të të Kuvendit, deputetja Duda Balje është deklaruar për mediat, duke shprehur mosbesim në ndonjë zhvillim pozitiv nga kjo seancë.
Ajo tha se nuk pret ndryshim në qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas saj, gjithçka pritet të mbetet në vendnumëro.
“Nuk besoj që Vetëvendosja ka me lëshu pe për këtë vend, nuk pres asgjë as sot”, tha Balje, duke i referuar çështjes së Komisionit për Votim të Fshehtë dhe bllokadës politike që ka pasuar.