Isak Neziri ka garuar në zgjedhjet e shkurtit për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, por që nuk kishte arritur të fitonte votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.
Edhe pse nuk është zgjedh deputet, ai po i mbanë premtimet e tij që i ka dhënë në fushatë, praktikë kjo e rrallë në politikën kosovare.
“Ish kandidati për deputet po i realizon të gjitha premtimet e zgjedhjeve të kaluara. Ai më këtë po e dëshmon se çdo gjë që e ka thënë gjatë fushatës nuk e ka bërë për premtime të kota në elektorat, mirëpo për shkak se e ka dashur vendin dhe kjo është arsyeja se pse ai ka ardhur nga mërgimi në Kosovë. Premtoj llaptopa nëpër shkolla e realizoi, premtoi fondacionin me emrin e ‘Leotrim Ahmetit’, e realizoi. E në anën tjeter ka plot deputet të zgjedhur për t’a përfaqësuar popullin dhe Kuvendin e Kosovës e që nuk i kanë realizuar asnjërën nga to”, thotë gazetarja Edona Gashi në një storje të realizuar për portalin ‘Demantim’.