Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave nga Diaspora për Prishtinë nga zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Nga 60% të votave të numëruara, kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku del të jetë i pari aktualisht me 54.88% apo 343 vota. Në vend të dytë është Përparim Rama i LDK-së me 26.72% apo 167 vota.
Në vend të tretë është kandidati i PDK-së, Uran Ismaili me 12.32% apo 77 vota dhe në vend të katërt Besa Shahini e PSD-së me 2.88% apo 18 vota.
Nga rezultatet e përmbledhura, Përparim Rama është i pari me 33.74%, i dytë Hajrulla Çeku me 33.13%, i treti Uran Ismaili me 27.71% dhe Bekë Berisha i AAK-së me 3.12%.