Garë e ngushtë po zhvillohet në listën e LDK’së për vendin e katërt, tani kur janë numëruar rreth 20 përqind e votave.
Nga numërimi i votave të para ishte Doarsa Kica-Xhelili e cila renditej e katërta, por më pas Avdullah Hoti është ngjitur në këtë pozitë e ajo ka mbetur në vendin e pestë tek më të votuarit e kësaj partie.
Dallimi mes tyre aktualisht janë tri vota. Hoti ka 6 mijë e 842 vota, derisa Kica-Xhelili 6 mijë e 839.

Deri tani janë numëruar 18.58 përqind e votave. Këto vota janë nga 475 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.












