Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Numra të rastësishëm e kod persian: Një sinjal misterioz radioje trondit hetuesit dhe ekspertët e inteligjencës

10/03/2026 - 20:14
në Lajme
A A
Numra të rastësishëm e kod persian: Një sinjal misterioz radioje trondit hetuesit dhe ekspertët e inteligjencës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sinjali i radios filloi të transmetohej për herë të parë më 28 shkurt, rreth 12 orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën bombardimet ndaj Iranit.

Në një sinjal të zhurmshëm të valëve të shkurtra, pothuajse dy herë në ditë —në mëngjes herët dhe në mbrëmje sipas Kohës Universale të Koordinuar (UTC) — dëgjohet zëri i një burri që flet persisht, duke numëruar një seri numrash që duken të rastësishëm.

Numrat lexohen në periudha të ndryshme kohore, pastaj pason një pauzë gjatë së cilës fjala “tavajjoh”, që përkthehet si “vëmendje”, thuhet tri herë.

ADVERTISING

Misteri i këtij transmetimi ka habitur shumë njerëz në komunitetin global të radioamatorëve që analizojnë sinjale të dyshimta; ata kanë shkëmbyer shënime dhe këshilla mbi sinjalin, kush mund të qëndrojë pas tij dhe cili mund të jetë qëllimi i tij.

Duke filluar nga 4 marsi, sinjali filloi të bllokohej, me një zhurmë elektronike shurdhuese që e bënte pothuajse të pamundur dëgjimin e numrave. Transmetimi origjinal ndaloi për një periudhë kohe dhe më pas u zhvendos në një frekuencë tjetër të valëve të shkurtra.

“Është interesante sepse filloi të bllokohej në frekuencën fillestare”, tha Akin Fernandez, i cili konsiderohet gjerësisht një autoritet mbi teknologjinë e vjetër të radios së koduar të njohur si “kanalet me numra”.

“Dikush nuk dëshiron që marrësi [i sinjalit] të dëgjojë numrat”.

“Është një situatë ballafaqimi, dy grupe që veprojnë kundër njëri-tjetrit. Pyetja është kush ka mjetet teknike për të bllokuar një kanal”, tha Fernandez.

“Shtetet e Bashkuara i kanë këto mjete, që do të thotë se kjo po transmetohet nga Irani. Ose mund të jetë Irani, që do të thotë se burimi i transmetimit janë Shtetet e Bashkuara”, sipas tij.

“Më shumë gjasa ky është një operacion kundër Iranit”, shtoi ai.

“Plotësisht i pathyeshëm”

Pavarësisht se kush e bën transmetimin dhe kush po e bllokon, ky transmetim misterioz është rikthim në një epokë tjetër, para se të ekzistonte enkriptimi digjital i përdorur gjerësisht në aplikacione si WhatsApp, Signal dhe të tjera.

Transmetimi quhet “numbers station” — një mjet i epokës së Luftës së Ftohtë që përdor transmetime radioje dhe kriptologji tradicionale për të dërguar mesazhe sekrete — zakonisht tek spiunë në mbarë botën.

Koncepti është ky: duke përdorur një seri të rastësishme numrash, të gjeneruar nga ndonjë pajisje mekanike ose elektronike apo nga diçka më e sofistikuar, një person mund ta dërgojë një mesazh të koduar te një person tjetër që posedon një dekoder, shpesh të quajtur “one-time pad” (bllok që përdoret vetëm një herë).

Një sistem radari iranian shihet gjatë ditës së parë të një stërvitjeje ushtarake iraniane të mbrojtjes ajrore në tetor 2020.

Kushdo mund ta dëgjojë transmetimin; valët e shkurtra udhëtojnë në distanca të gjata, pasi sinjalet reflektohen nga atmosfera. Por, vetëm një person që ka çelësin e dekodimit mund ta deshifrojë atë. Ky koncept u shfaq edhe në serialin amerikan të spiunazhit “The Americans”, i vendosur në vitet 1980.

Kodi i stacioneve me numra është “plotësisht i pathyeshëm”, tha Fernandez, i cili më shumë se dy dekada më parë publikoi një përmbledhje audioje me katër CD që përmbante qindra regjistrime nga e gjithë bota, të quajtur “The Conet Project.” Ai konsiderohet si “Bibla” për entuziastët e stacioneve me numra.

“Çelësat numerikë që përdoren janë plotësisht të rastësishëm. Nuk ka operacione matematikore që mund të përdoren për t’i thyer me forcë brutale”, tha ai. “Dhe edhe nëse përgjigjja gjendet, për shembull në anglishte të saktë, nuk është domosdoshmërisht e kuptueshme”.

“Nuk mund të kuptosh asgjë nga një grup i rastësishëm shkronjash ose numrash përveç gjatësisë së tyre. Gjatësia e mesazhit nuk është përmbajtja e informacionit që transmetohet”, tha ai.

“Por, është e mundur të nxirret një ide për qëllimin e stacioneve nga kohëzgjatja që ato janë aktive dhe nga zhurma që transmetojnë nëse nuk ka mesazh tekstual”.

Një radio spiunazhi dhe inteligjence (R-394KM) e përdorur nga KGB-ja e epokës sovjetike

Sipas Priyom, një blog i drejtuar nga entuziastë të radios, transmetimi në gjuhën perse është stacioni i parë i ri me numra në vite. Ata ishin të parët që identifikuan, kataloguan dhe analizuan sinjalin, të cilin e kanë quajtur “V32”. Gazetari amerikan Seth Hettena gjithashtu e përmendi sinjalin në një postim në blog më 4 mars.

Grupi thotë se anëtarët e tij të shpërndarë nëpër botë kanë arritur të triangulojnë origjinën e transmetuesit të sinjalit: “diku në një zonë që përfshin Italinë veriore, Zvicrën, Gjermaninë perëndimore, Francën lindore, Belgjikën dhe Holandën”.

Kjo e ngushtoi listën e mundësive për pronarin e transmetimit “V32”.

Dhe pastaj filloi bllokimi.

“Bubble Jammer”

Gjatë Luftës së Ftohtë, transmetime si ato të BBC, Deutsche Ëelle dhe Radio Evropa e Lirë, ndër të tjera, bllokoheshin rregullisht nga autoritetet e bllokut sovjetik, të cilët donin të mos i lejonin qytetarët të merrnin informacione të pacensuruar: lajme për vendet e tyre, ose, për shembull, muzikë xhaz dhe rok nga Perëndimi.

Metoda është të mbytësh transmetimin hyrës me zhurmë të çrregullt — diçka e njohur si “bubble jammer”.

Më 4 mars, sipas Priyom, një i tillë filloi të transmetonte zhurmë në të njëjtën frekuencë të valëve të shkurtra si transmetimi origjinal “V32”, duke e bërë të vështirë kuptimin e tij.

Transmetimet “V32” u ndërprenë për pak kohë dhe më pas kaluan në një frekuencë tjetër aty pranë, tha Priyom.

“Në fillim u mendua se stacioni ishte një stacion spiunazhi për regjimin islamik të Iranit, por kur u shfaq bubble-jammer për ta bllokuar, kjo ishte befasuese”, tha Mauno Ritalo, administrator i bazës së të dhënave në Radio Data Center, një kompani radio me bazë në Gjermani.

“Është saktësisht i njëjti lloj bubble jammer që përdoret kundër Radio Fardës, VOA Farsi, transmetimit me valë të shkurtra të Iran International TV dhe BBC Farsi”, tha ai. “Edhe Radio Irani i Lirë e pësoi një natë”.

Radio Farda është shërbimi në gjuhën perse i Radios Evropa e Lirë.

Sa i përket burimit të transmetimit, komuniteti global i radios ka teori të ndryshme; shumë prej tyre përqendrohen te Shtetet e Bashkuara si iniciatore e mundshme, që mund të dërgojë mesazhe të koduara për agjentë brenda Iranit.

Teori të tjera fokusohen te Izraeli ose madje edhe Turqia, e cila nuk është pjesë e fushatës amerikano-izraelite, por është një rivale rajonale e vjetër e Teheranit.

Ose, siç sugjerojnë blogerët e Priyom, mund të jetë një operacion psikologjik: “një stacion shumë i dukshëm, në një frekuencë të vetme, që shfaqet papritur për një transmetim në orarin kryesor në ditën e parë të luftës, me relativisht pak elemente besueshmërie për të siguruar që marrësit mund t’i kopjojnë mesazhet plotësisht dhe pa gabime”.

CIA nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese së REL-it për koment.

Duke e bërë situatën edhe më të paqartë: më 9 mars ABC Neës raportoi se qeveria amerikane kishte dërguar një paralajmërim për agjencitë e zbatimit të ligjit në lidhje me “komunikime të enkriptuara të kapura”.

Raporti nuk specifikoi saktësisht se çfarë ishte transmetimi, apo nëse bëhej fjalë për një sinjal të një stacioni me numra.

“Ndërsa përmbajtja e saktë e këtyre transmetimeve nuk mund të përcaktohet aktualisht, shfaqja e papritur e një stacioni të ri me karakteristika të ritransmetimit ndërkombëtar kërkon rritje të vigjilencës situacionale”, citoi ABC paralajmërimin.

JU REKOMANDOJMË

“Do të goditen edhe më fort se tani”, Leavitt: Trump nuk do të lejojë që Irani të bllokojë Ngushticën e Hormuzit

“Do të goditen edhe më fort se tani”, Leavitt: Trump nuk do të lejojë që Irani të bllokojë Ngushticën e Hormuzit
10/03/2026 - 21:07

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit. Kështu deklaroi zëdhënësja e...

Më shumëDetails

Një nga hartuesit e Kushtetutës: Dekreti i Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Një nga hartuesit e Kushtetutës: Dekreti i Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues
10/03/2026 - 20:44

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihu, ka deklaruar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues dhe në përputhje me...

Më shumëDetails

Negociata me Osmanin? Përgjigjet Haziri

Negociata me Osmanin? Përgjigjet Haziri
10/03/2026 - 19:50

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me pretendimet për negociata të mundshme me presidenten Vjosa Osmani. Haziri tha se partia e tij nuk...

Më shumëDetails

A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur

A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur
10/03/2026 - 19:20

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti do ta shqyrtonte mundësinë e mbështetjes së Vjosa Osmanit për Presidente, në rast se emri...

Më shumëDetails

Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian

Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian
10/03/2026 - 19:11

Sipas një analize të publikuar nga The Guardian, çmimet e naftës tejkaluan 100 dollarë për fuçinë për shkak të luftës SHBA-Izrael me Iranin, duke nxitur frikën për pasojat...

Më shumëDetails

Gashi: Fyerjet ndaj Osmanit dëmtojnë vetëm Vetëvendosjen

Avokati Gashi thotë se duhet të kthehet dënimi me vdekje
10/03/2026 - 19:00

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj sulmeve dhe kritikave që po i bëhen presidentes Vjosa Osmani pas prishjes së raporteve të saj me kryeministrin Albin Kurti. Në FIVE...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    321 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • I plagosuri në Skenderaj ishte një 44 vjeçari, Spitali i Mitrovicës tregon gjendjen e tij

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Përfundimi i mandatit, zbulohet e ardhmja politike e Vjosa Osmanit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë