Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shtrirë në spitalin e Skenderajt.
Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura e ka vizituar atë, duke i uruar shërim të shpejt.
“Shërim të shpejtë Baba Haxhi! Kjo është dëshira jonë, që të kthehesh i fortë për të pritur pastaj me shëndet kthimin e djalit tënd e Presidentit tonë!”, shkroi Nura në Facebook.