Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nushi: Zgjedhja e presidentes Osmani ka qenë ekskluzivisht e kushtëzuar nga Lista Serbe

17/10/2024 - 19:00
në Kryesore, Lajme
A A
Nushi: Zgjedhja e presidentes Osmani ka qenë ekskluzivisht e kushtëzuar nga Lista Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Nol Nushi, ka deklaruar se është fakt që zgjedhja e presidentes Osmani ka qenë e kushtëzuar nga Lista Serbe.

Sipas Nushit, dëshmi për këtë është prania e deputetëve Fadil Gashi dhe Adem Hoxha të cilët janë parë duke votuar në raundin e tretë pas dështimit të dy raundeve të para.

“Këta janë në krizën e deklarimeve të tyre dhe të standardit të cilin e kanë krijuar vetë. Këta kanë thënë se nuk jemi të kushtëzuar nga Lista Serbe. Kjo nuk është e vërtetë. Zgjedhja e presidentes ka qenë ekskluzivisht e kushtëzuar nga prania e dy deputetëvë të listës serbe. Kjo është fakt, nuk është interpretim i imi. Janë njerëzit në seancë duke votuar, pra këtë nuk mund ta ndërrojë dikush, faktet nuk mund t’i ndërrojnë e as t’i interpretojnë ose janë ose nuk janë. Ne i kemi parë me sy Fadil Gashin dhe Adem Hoxhën në raundin e tretë pasi që dy raundet e para dështuan”, ka thënë ai në tëvë1.

Më tej, Nushi i ka dhënë të drejtë deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behxhet Pacollit i cili të mërkurën për Tëvë1 deklaroi se një ditë para se Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e shtetit, ka folur me Milan Radoiciqin në prezencën e saj dhe kryeministrit Kurti, ku sipas tij u peshkua një deputet për votimin e saj dhe praktikisht ajo u arrit.

Nushi u shpreh se nëse i shohim faktet del që Pacolli ka të drejtë se pa ato dy vota Vjosa Osmani nuk do të ishte presidente.

“Por për këtë tregtim apo peshkim siç e quajti Pacolli është Fatmir Sheholli që e tregon edhe si ka ndodhur, tregon si Haxhi Avdyli e ka thirrë atë e na duhet edhe një deputet. Të gjitha këto janë dëshmi, nuk ka rëndësi kujt i besojmë ne, nëse i shohim faktet po del që Pacolli ka të drejtë pa ato dy vota Vjosa Osmani nuk do të ishte presidente. Tash a është njejtë e kushtëzuar nga Lista Serbe kjo nuk është meritë e kësaj qeverie është meritë e numrit të madh të votave, pra këta po të kishin pasur më pak vota e më shumë nevojë për Listën Serbe nuk kanë qenë kundër koordinimit me të pra qëllimin e kanë pasur me u koordinu qoftë edhe për një votë e a bën për një a e bën për dhjetë dallimi është vetëm në sasi jo në cilësinë e kësaj marrëdhënie”, ka shtuar ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli për Tëvë1 të mërkurën ka thënë se një ditë para se Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e shtetit, ka folur me Milan Radoiciqin në prezencën e presidentes Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij në këtë bisedë telefonike u peshkua një deputet për votimin e saj dhe praktikisht ajo u arrit

Ndërsa, zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu të mërkurën për televizionin tha se deklarata e Pacollit ka qenë e pavërtetë.

“Edhe një herë, në asnjë bisedë telefonike që ka bërë deputeti Behgjet Pacolli me kriminelin Millan Radoiçiq, e të cilën ai vetë po e pranon, nuk ka qenë i pranishëm KM Kurti. Është krejt e pakuptimtë që një deputet i Kuvendit që dikur ka qenë edhe ministër i Punëve të Jashtme të insistoj në një të pavërtetë të tillë. Z. Pacolli nuk ka nevojë t’i arsyetojë komunikimet që ka mundur t’i ketë me Radoiçiqin. Sepse tek e fundit ai ka qenë ministër i Qeverisë e cila është formuar me votat e Listës Serbe e për të cilat kanë pritur orë të gjata në Kuvend derisa ata ktheheshin nga Beogradi. Ai ka qenë në koalicion me Listën Serbe të Radoiçiqit. Besoj që komunikimin e kanë pasur të rregullt me ta”, ishte reagimi i Kryeziut

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Lajme

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
Lajme

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

11/07/2025 - 22:49
“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë
Kryesore

“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11/07/2025 - 22:45
Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme

11/07/2025 - 22:29
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë