Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OBSH po e vëzhgon nga afër një variant të ri të koronavirusit

18/08/2023 - 12:49
në Ndryshe
A A
OBSH po e vëzhgon nga afër një variant të ri të koronavirusit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shëndetësore amerikane, kanë thënë të premten se janë duke e vëzhguar nga afër një variant të ri të koronavirusit, ndonëse ndikimi i tij potencial nuk dihet.OBSH-ja e ka klasifikuar variantin e ri si nën vëzhgim “për shkak të numrit të madh (më shumë se 30) të mutacioneve që bart”, është thënë në buletinin e kësaj organizate për pandeminë.
Deri më tani, varianti i ri BA.2.86, është identifikuar në Izrael, Danimarkë dhe Shtetet e Bashkuara,Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë thënë, po ashtu, se janë duke e vëzhguar variantin.
Shumica e shteteve që kanë krijuar sisteme vëzhgimi për këtë virus, tashmë i kanë pezulluar të gjitha operacionet, duke thënë se koronavirusi nuk është më aq i ashpër dhe nuk ia vlen barra qiranë – veprim që është dënuar nga OBSH-ja, duke bërë thirrje për më shumë monitorim.Në periudhën e fundit raportuese, në periudhën 17 korrik – 13 gusht, janë regjistruar më shumë se 1.4 milion raste të reja me koronavirus, bashkë me mbi 2.300 vdekje, sipas një deklarate të OBSH-së.
Kjo shifër e infektimeve përbën rritje prej 63 për qind, në krahasim me periudhën paraprake 28-ditore, përderisa shifra e viktimave është 56 për qind më e vogël.Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

JU REKOMANDOJMË

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh
14/11/2026 - 14:39

Kur ishte vajzë e vogël, profesoresha Catherine Mummery zgjohej natën e bindur se në dhomën e saj ndodhej një përbindësh. Në të vërtetë, bëhej fjalë për gjyshin e...

Më shumëDetails

Fosili tre milionëvjeçar që po ndërlikon pemën e evolucionit njerëzor

Fosili tre milionëvjeçar që po ndërlikon pemën e evolucionit njerëzor
13/11/2026 - 16:16

Një analizë e re e “Fëmijës së Taungut”, një prej fosileve më të rëndësishme të zbuluara ndonjëherë, sugjeron se disa të afërm të hershëm të njeriut mund të...

Më shumëDetails

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete
13/11/2026 - 08:43

Mendoni për një “kurth mjalti” dhe mund të imagjinoni diçka nga një film i James Bond: një grua të bukur dhe misterioze që përdor joshjen e saj për...

Më shumëDetails

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente
12/11/2026 - 13:32

Në Afganistan, talebanët po ndalojnë në mënyrë jozyrtare mjekët dhe dentistët meshkuj që të trajtojnë gratë, duke i lënë shumë gra afgane pa kujdes mjekësor, sipas dëshmive të...

Më shumëDetails

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
11/11/2026 - 15:45

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së inteligjencës artificiale. Paralelisht, teknologjia e re do të...

Më shumëDetails

Vetëm 20 minuta mes pikturave, hormoni i stresit bie 22% – studimi zbulon çfarë i ndodh trupit kur vizitojmë një galeri arti!

Vetëm 20 minuta mes pikturave, hormoni i stresit bie 22% – studimi zbulon çfarë i ndodh trupit kur vizitojmë një galeri arti!
07/11/2026 - 17:00

Ndoshta nuk duhet gjithmonë një udhëtim i gjatë apo një ditë pushimi për t’u shkëputur nga stresi. Një studim shkencor në Londër ka zbuluar se vetëm 20 minuta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë