Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ të çmimeve në tregun e karburanteve

18/12/2025 - 10:38
në Lajme
A A
Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ të çmimeve në tregun e karburanteve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur kundërshtimin e saj të fuqishëm lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vendosjen e masave administrative që përcaktojnë marzha maksimale tregtare për produktet e naftës.Oda Amerikane rikujton se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë, duke e kufizuar ndërhyrjen e shtetit në përcaktimin e çmimeve vetëm në rrethana rreptësisht të përcaktuara dhe përjashtimore. Çmimet e karburanteve nuk janë çmime të rregulluara sipas kornizës ligjore të Kosovës dhe përcaktimi i tyre përmes akteve administrative përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në një treg përndryshe të lirë.

Sipas kësaj ode, një ndërhyrje e tillë cenon parimet themelore kushtetuese të lirive ekonomike, sigurisë juridike dhe konkurrencës së lirë, si dhe krijon një precedent shqetësues për përfshirje diskrecionale të shtetit në tregjet ku çmimet duhet të përcaktohen nga oferta dhe kërkesa.

Përveç shqetësimeve kushtetuese, Oda Amerikane thekson se ky vendim është miratuar nga një qeveri në detyrë, mandati i së cilës është ligjërisht dhe institucionalisht i kufizuar. Qeveritë në detyrë pritet të sigurojnë vazhdimësinë e administrimit dhe të përmbahen nga miratimi i vendimeve substanciale politike që ndikojnë materialisht aktivitetin ekonomik, strukturën e tregut apo të drejtat dhe detyrimet e aktorëve të sektorit privat.

“Në këtë drejtim, Oda Amerikane tërheq vëmendjen te një aktgjykim i Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili ka riafirmuar autoritetin e kufizuar të institucioneve në detyrë për të miratuar akte normative me ndikim të gjerë ekonomik, si dhe ka urdhëruar detyrimin e organeve ekzekutive për të vepruar në mënyrë të përmbajtur dhe brenda kufizimeve të qarta ligjore. Ky vendim gjyqësor forcon më tej qëndrimin se vendimet me impakt të gjerë ekonomik, janë të rezervuara për qeveritë me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik e parlamentar”.

“Përtej dimensioneve ligjore dhe institucionale, Oda Amerikane rithekson se çmimet e karburanteve ndikohen nga një gamë e gjerë faktorësh të jashtëm dhe strukturorë, përfshirë tregjet ndërkombëtare të naftës, zhvillimet gjeopolitike, zinxhirët rajonalë të furnizimit, kostot e transportit dhe sigurimit, luhatjet valutore dhe shpenzimet operative lokale. Kufizimet administrative të marzhave nuk i pasqyrojnë këto realitete dhe rrezikojnë të çrregullojnë tregun, të dekurajojnë konkurrencën dhe të rrezikojnë sigurinë e furnizimit në një ekonomi shumë të varur nga importi, siç është Kosova”, thuhet në reagimin e saj.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bën thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të rishqyrtojë menjëherë dhe të shfuqizojë vendimin për kontrollin administrativ të çmimeve.

Kjo odë njëherësh kërkon që kjo ministri të respektojë garancitë kushtetuese të ekonomisë së tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, të respektojë kufizimet ligjore që vlejnë për qeveritë në detyrë, si dhe t’i adresojë shqetësimet e tregut përmes transparencës, zbatimit të konkurrencës dhe dialogut me sektorin privat, në vend të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në çmime.

JU REKOMANDOJMË

VV publikon listë të çuditshme: Albin Kurti me foto, të tjerët veç numra
Lajme

VV publikon listë të çuditshme: Albin Kurti me foto, të tjerët veç numra

18/12/2025 - 12:37
Bedri Hamza prezanton pesë zotimet e para: Rritje pagash prej 50%, pensione më të larta dhe ulje të tatimeve
Lajme

Bedri Hamza prezanton pesë zotimet e para: Rritje pagash prej 50%, pensione më të larta dhe ulje të tatimeve

18/12/2025 - 12:33
Moment qesharak në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD’së me çamçakëz përplaset me punonjësit e gardës
Lajme

Moment qesharak në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD’së me çamçakëz përplaset me punonjësit e gardës

18/12/2025 - 12:14
Osmani thotë se “takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave”: Falënderoj liderët e BE’së
Lajme

Osmani thotë se “takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave”: Falënderoj liderët e BE’së

18/12/2025 - 11:56
Bushati për heqjen e masave: Tash koha që BE t’ia japë Kosovës statusin e kandidatit
Lajme

Bushati për heqjen e masave: Tash koha që BE t’ia japë Kosovës statusin e kandidatit

18/12/2025 - 11:49
ZRRE-ja aprovon mekanizmin mbështetës për energjinë e ripërtëritshme
Kryesore

ZRRE-ja aprovon mekanizmin mbështetës për energjinë e ripërtëritshme

18/12/2025 - 11:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Teksa Osmani po jepte “live” lajmin për heqjen e masave, i ndërhynë Edi Rama: Është meritë e kësaj gruaje

    Teksa Osmani po jepte “live” lajmin për heqjen e masave, i ndërhynë Edi Rama: Është meritë e kësaj gruaje

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • Duda Balje përdor gjuhë ofenduese gjatë një debati televiziv

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Flet sërish meteorologu që parashikoi e u demantua se Kosova do të përballet me temperatura deri në -20 gradë në fundvit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë