Analistja Zana Avdiu e Eksperti i teknologjisë dixhitale Drilon Jaha, diskutuan mbi “odën” në Pressing, për çka Avdiu kritikoi politikanët që po bëjnë akoma fushatë nëpër oda.
Sipas Avdiut, oda tregon prapambetje.
Pjesë nga debati mes tyre:
Zana Avdiu: Nuk është mirë politikanët me dalë me promovu prapambeturi, sepse oda është prapambeturi. Qaty bëhet ndarja komplet e roleve gjinore, e shoqërisë. Janë kanë mësimet më të këqija të mundshme aty, nuk mujna me promovu si vlerë diçka që nuk është vlerë.
Drilon Jaha: Prej qatyne odave u bo UÇK-ja.
Zana Avdiu: Le mos hi në ato tema sepse lufta është komplet e veçantë. Beso që hala në odat tona mbledhen burrat e gjujnë armë… Mos të mundohemi me aryestu na odën. UÇK-ja ka mujtë më shku me u bo me një mal qaty me u taku mes vete.
Drilon Jaha: S’ka mujtë, është institucion ekzistues.
Zana Avdiu: Institucion që nuk i shërben më 2025