Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OEK letër krerëve shtetërorë e ZRrE-së: Akt patriotik, pezullimi i vendimit

30/07/2025 - 17:21
në Lajme
A A
Rafuna: Nga masat e vendosura ndaj importeve të Serbisë kanë pësuar bizneset
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i është drejtuar me një kërkesë publike presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e Ymer Fejzullahut, që është kryesues i Bordit të ZRrE-së që të pezullojnë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për daljen e bizneseve në treg të hapur energjetik.

Rafuna e ka quajtur si thirrje të fundit për të ndaluar siç ka thënë ai “një veprim arbitrar që po e dëmton rëndë ekonominë e Kosovës, daljen e detyruar të bizneseve prodhuese në tregun e lirë të energjisë”.

Sipas kreut të Odës Ekonomike, procesi ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike, duke rrezikuar mbylljen e fabrikave, humbjen e mijëra vendeve të punës dhe shkatërrimin e prodhuesit vendor, që thotë se është shtylla kryesore e zhvillimit të vendit.

“Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka kryer një hulumtim me kompanitë prodhuese të sektorëve kryesorë. Rezultatet tregojnë se rritja e kostove të energjisë është e papërballueshme:  1. Kostoja e energjisë për industrinë është rritur mesatarisht 3 herë krahasuar me vitin 2024. 2. Në disa industri, ndikimi i kostos së energjisë në shpenzimet operative (OPEX) ka arritur deri në 44%, duke e bërë të pamundur vazhdimin normal të prodhimit. 3. Vetëm për sektorin e ndërtimit, rritja e kostos ka qenë mbi 5.6 milionë euro, ndërsa për industrinë e ushqimit mbi 1.7 milionë euro”, thuhet në thirrjen drejtuar krerëve shtetëror e atij të ZRrE-së, transmeton RTK.

Në këtë letër, tutje Rafuna ka thënë se po krijohet një konkurrencë e padrejtë në treg. “Pasi disa kompani janë kthyer në tregun e rregullt pas pezullimit të vendimit nga gjykata, ndërsa të tjera me probleme të njëjta mbeten në pritje të vendimeve gjyqësore. Në këtë situatë janë dhjetëra vendime të Gjykatës Komerciale që vërtetojnë shkeljet ligjore gjatë zbatimit të këtij procesi, ndërsa qindra lëndë të tjera janë në pritje për vendimet nga Gjykata”, thuhet tutje në kërkesën publike.

Sipas Rafunës që drejton Odën Ekonomike të Kosovës, zbatimi i vendimit në kundërshtim me aktvendimet gjyqësore përbën shkelje të ligjit dhe të parimeve kushtetuese.

“Ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni një akt patriotik për Kosovën duke pezulluar menjëherë vendimin për daljen e detyruar në treg të lirë të energjisë deri në finalizimin e lëndëve gjyqësore dhe vendimeve për masën e sigurisë. Çdo vonesë e mëtejshme do të ketë pasoja të pariparueshme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit. O sot, o kurrë! Ky është momenti që të tregoni përgjegjësi para qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës, the interesin publik. duke mbrojtur prodhuesin vendor dhe interesin publik”, ka shkruar Rafuna në letrën për Osmanin, Kurtin e Fejzullahun në ditën kur përfundon afati për furnizim të përkohshëm përmes Furnizuesit të Mundësisë së Fundit me energji elektrike, e ZRrE-ja dhe KEDS-i kanë paralajmëruar se nga nesër nisin shkyçjet.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi fton qytetarët t’i bashkohen protestës kundër Speciales: Me çlirimtarët, për drejtësi, për Kosovën
Lajme

Krasniqi fton qytetarët t’i bashkohen protestës kundër Speciales: Me çlirimtarët, për drejtësi, për Kosovën

31/07/2025 - 14:23
Vendimi i KEK-ut, Kusari-Lila: Për vite me radhë janë keqpërdorur miliona euro, sot po vihet drejtësia në vend
Lajme

Vendimi i KEK-ut, Kusari-Lila: Për vite me radhë janë keqpërdorur miliona euro, sot po vihet drejtësia në vend

31/07/2025 - 14:22
Kryengritja kundër Speciales, KMDLNj: Qytetarët të protestojnë kundër shkeljes brutale të parimit të pafajësisë
Lajme

Kryengritja kundër Speciales, KMDLNj: Qytetarët të protestojnë kundër shkeljes brutale të parimit të pafajësisë

31/07/2025 - 14:20
Miftaraj: Evropianët po përdorin gjuhë të butë ndaj Vuçiqit duke e lutur që të largojë ushtrinë nga kufiri
Lajme

Miftaraj: Një ministre që thotë se, Prokuroria Speciale ska të drejtë të marr dokumente sekrete, dëshmon nivelin e injorancës së saj!

31/07/2025 - 14:19
Zveçani nderon Veton Elshanin me titullin “Qytetar Nderi”
Lajme

Zveçani nderon Veton Elshanin me titullin “Qytetar Nderi”

31/07/2025 - 14:06
Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH-it: Hiqni non gratën për Sali Berishën
Lajme

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH-it: Hiqni non gratën për Sali Berishën

31/07/2025 - 14:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

    Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Analisti” që çdo mbrëmje e mbron Kurtin sot e zyrtarizoi koalicionin me VV-në

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kapen 4 tonë çipsa potencialisht kancerogjenë duke hyrë nga Serbia në Kosovë – ja si funksionon rrjeti i këtyre dy kompanive me bazë në Qipro (Dokument)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kush e luftoi Nasuf Bejtën nga strukturat e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas djalit të tij!

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • A e kanë gati përgjigjen për presidenten Osmani? Flasin nga Kushtetuesja

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë