Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ofenduan dhe sul’muan policinë, 4 serbë në Veri u dërguan në mbajtje – Beogradi e quan represion

10/09/2024 - 11:37
në Kryesore, Lajme
A A
Ofenduan dhe sul’muan policinë, 4 serbë në Veri u dërguan në mbajtje – Beogradi e quan represion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për të cilët tha se fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitoren e Mitrovicës Veriore. Njëri prej policëve ka pësuar edhe lëndime.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Petrit Fejza.

Ai tha se të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.

“Me datë 10.09.2024 katër persona të moshës madhore kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitore të Mitrovicës Veriore e më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Njësitet policore kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën “Knjaz Milosh”. Të njëjtit janë dërguar në stacion policor e më pas janë dërguar për kontroll mjekësor. Të njëjtit kanë kundërmuar në alkool dhe iu është bërë matja dhe ka dalë që tre nga ta janë nën ndikim të alkoolit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, si dhe partia kryesore e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi, Lista Srpska, të cilët propaganduan se të rinjtë janë rrahur nga Policia e Kosovës dhe këtë e prezantuan si “represion ndaj serbëve në Kosovë”.

Vuçeviq ka thënë mëngjesin e sotëm se “sipas informacioneve të reja” në pjesën veriore të Mitrovicës janë arrestuar tre të rinj të nacionalitetit serb, si dhe i katërti që “të gjitha i ka regjistruar në telefonin e tij|.

“Sipas informacioneve që kam, kam folur me Petar Petkoviqin sot në mëngjes, tre serbë, të rinj të kombësisë serbe, janë rrahur në veri, janë nxjerrë zvarrë nga një ndërtesë dhe janë rrahur, dhe një i katërti është arrestuar i cili të gjitha këto i ka regjistruar në telefonin e tij, i cili regjistroi represionin dhe sulmin ndaj të rinjve serbë”, tha Vuçeviq për TV Prva.

Vuçeviq shtoi më pas se ai |ka informacione se ata [Policia e Kosovës] e kanë arrestuar njërin nga të rinjtë sepse dyshohet se e kanë identifikuar në lidhje me protestën serbe të vitit të kaluar në Zveçan”.

Narrativën e Vuçeviqit e vazhdoi edhe Lista Srpska në një postim në Facebook.

Kjo parti thotë se “rrahja brutale dhe arrestimi i tre të rinjve serbë në Mitrovicë të Veriut është dëshmi e brutalitetit të policisë së Kosovës ndaj serbëve, të gjitha të drejtuara nga Albin Kurti, që është bërë rutinë në veri të Kosovës”.

Për videon që u shpërnda në rrjete sociale ku pretendohet se është rasti i arrestimit të këtyre të rinjve, Lista Srpska tha se kjo “s’është hera e parë që ka dëshmi të qarta të brutalitetit të vartësve të Kurtit dhe se nuk ka kontroll të inspektoratit të Kosovës, as reagim të përfaqësuesve ndërkombëtarë ndaj represionit institucional të popullit serb”.

Për më tepër, Lista Srpska pretendoi se “mjekëve serbë u ndalohet e drejta për të ekzaminuar të arrestuarit, e me këtë fshihen dëshmitë e brutalitetit ndaj të rinjve duarthatë”.

“Ky përdorim i tepruar i forcës dhe arrestimi i një të riu u pasua me rrahje, poshtërim dhe kërcënim me armë zjarri në shëtitoren e qytetit në qendrën strikte të Mitrovicës Veriore. Skena të tilla nuk do të shihni askund tjetër në Kosovë dhe kjo sjellje çnjerëzore dhe joprofesionale është e rezervuar padyshim për serbët. Arrestimi i të riut që filmoi këtë veprim brutal dëshmon sesi këto falangat po fshehin provat e krimeve të tyre”.

JU REKOMANDOJMË

Kryeziu: Skandalet qeveritare nuk po lënë gjurmë në shoqëri, opozita nuk po i shfrytëzon si duhet
Lajme

Kryeziu: Ata që e mohojnë ose tentojnë ta ndryshojnë historinë e lirisë së Kosovës, mund ta mësojnë nga dëshmia e James Rubin

15/09/2025 - 13:53
“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq
Lajme

Latifi: Krahasojeni deklaratën e James Rubin, me atë tipin nga Kaçaniku që fliste për vjedhje lopësh

15/09/2025 - 13:52
”Pavarësinë do ta keni, por fillimisht shpëtojeni popullin”, Rubin tregon për negociatat me UÇK-në
Lajme

Rubin flet për interesimin e Bidenit për luftën në Kosovë: Si senator merrte informacione dhe i bisedonte me Albrightin

15/09/2025 - 13:32
Dëshmia e James Rubin pro-Thaçit, Krasniqi: Populli ynë thotë “trimi i mirë, me shokë shumë”
Lajme

Dëshmia e James Rubin pro-Thaçit, Krasniqi: Populli ynë thotë “trimi i mirë, me shokë shumë”

15/09/2025 - 13:29
“Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të
Kryesore

“Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të

15/09/2025 - 13:16
Spiropali: Paraqitja e provave do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së
Lajme

Spiropali: Paraqitja e provave do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së

15/09/2025 - 13:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “S’del më në televizion”- Kërcënimet e “thata” të Faton Pecit ndaj Arian Tahirit, ia përmendi disa screenshota

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë