Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OJQ-ja e themeluar nga ish-këshilltari i Pecit ka përfituar mijëra euro nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

25/09/2025 - 13:16
në Kryesore, Lajme
A A
OJQ-ja e themeluar nga ish-këshilltari i Pecit ka përfituar mijëra euro nga Ministria e Zhvillimit Rajonal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një organizatë joqeveritare e themeluar nga ish-këshilltari i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ka përfituar disa herë fonde publike nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Albert Behrami, në vitin e kaluar është emëruar Drejtor i Drejtoratit Koordinues Rajonal – Mitrovicë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Ai ka qenë këshilltar i Faton Pecit që nga viti 2021, dhe në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme figuron si drejtor ekzekutiv i OJQ-së “North Youth Movement – NYM”, të themeluar në vitin 2016.

Kjo OJQ vetëm gjatë viteve 2019, 2023 dhe 2024 ka marrë mbi 14 mijë euro fonde publike për projekte të ndryshme.

Por, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Behrami e ka paraqitur OJQ-në si të themeluar prej tij, duke theksuar se nuk mban pozitë menaxheriale dhe se nuk ka gjeneruar të ardhura nga ajo. Ky deklarim bie ndesh me të dhënat e publikuara në regjistrin zyrtar të OJQ-ve, ku ai vazhdon të figurojë si drejtor ekzekutiv. Pra, menaxher.

Ministria: nuk kemi mekanizëm për të identifikuar konfliktet e interesit

Nga Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë konfirmuar për Demokracia.com se OJQ-ja “North Youth Movement – NYM” ka përfituar fonde në vitin 2019, 2023 dhe 2024, duke përmbyllur projektet me vlerë të përgjithshme 14,020 euro.

Në përgjigjen zyrtare, Ministria pranon se nuk ka një mekanizëm të posaçëm për të identifikuar automatikisht rastet e konfliktit të interesit, duke u mbështetur vetëm te deklaratat e aplikuesve. Mandej, ata kanë thënë se “North Youth Movement – NYM” në vitin 2023 ka përfituar nga MZHR me projektin “Avancimi dhe zgjerimi i zhvillimit socio-ekonomik rajonal” dhe se projekti është implementuar në periudhën 01.05.2023 – 17.10.2023. Shuma e përkrahjes nga MZHR ishte 4,010.00 € (katër mijë e dhjetë euro), Rajoni Zhvillimor Veri – ku edhe i ka zhvilluar aktivitetet. Ministria ka thënë se aplikues, përfaqësues i autorizuar dhe nënshkrues i kontratës për OJQ-në “North Youth Movement – NYM” ka qenë Fjolla Deliu. Kësisoj ata kanë përjashtuar emrin e Behramit si të përfshirë në projekt.

“Po ashtu, ‘North Youth Movement – NYM’ edhe në vitin 2024 ka përfituar nga MZHR me projektin ‘Hulumtimi i mundësive për bashkëpunim me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fushën e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar’. Shuma e përkrahjes nga MZHR ishte 4,010.00 € (katër mijë e dhjetë euro), Komuna dhe Rajoni ekonomik Mitrovicë, Rajoni Zhvillimor Veri. Aplikues, përfaqësues i autorizuar dhe nënshkrues i kontratës për OJQ-në ‘North Youth Movement – NYM’ ka qenë Mentor Sejdiu”, ka thënë tutje për Demokracia.com, Arta Maloku – Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Ajo ka konfirmuar se OJQ “North Youth Movement – NYM” ka përfituar tri (3) herë nga MZHR (2019, 2023 dhe 2024) në shumën totale prej 14,020.00 €.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal, gjatë procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikimeve për grante, respekton parimet e transparencës dhe të barazisë në trajtim, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Aktualisht, Ministria nuk disponon një mekanizëm të posaçëm për identifikimin automatik të rasteve të konfliktit të interesit të mundshëm, sidomos në situatat kur drejtues ose themelues të OJQ-ve mbajnë pozita publike. Megjithatë, në kuadër të procedurave standarde, aplikuesit obligohen të deklarojnë se nuk gjenden në situata të konfliktit të interesit, ndërsa Ministria i trajton çdo informatë të besueshme që mund të ndërlidhet me këtë çështje, duke ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha tutje Maloku.

Maloku ka thënë gjithashtu se pas nënshkrimit të kontratave me OJQ-të përfituese, Ministria cakton një zyrtar monitorues përgjegjës për përcjelljen e zbatimit të projektit. “Monitoruesi raporton mbi përputhshmërinë e aktiviteteve të realizuara me projekt-propozimin e miratuar, si dhe verifikon raportimin financiar e narrativ të organizatës. Pagesa përfundimtare e grantit bëhet vetëm pas dorëzimit dhe aprovimit të raportit përfundimtar narrativ dhe financiar, duke siguruar kështu transparencë dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike”.

Behrami: Nuk kam përfituar personalisht

Vetë këshilltari i Pecit, Albert Behrami, e pranon se është themelues i OJQ-së, por këmbëngul se nuk ka marrë kurrë të ardhura nga ajo. Sipas tij, projektet janë zbatuar nga menaxherë dhe staf tjetër, ndërsa transaksionet financiare janë bërë vetëm përmes sistemit bankar.

“Nuk kam pranuar asnjë shumë monetare dhe nuk kam përfituar personalisht nga OJQ-ja”, ka thënë ai, duke shtuar se për çdo detaj financiar ekzistojnë dëshmi në ATK.

“Për informimin e juaj, Organizata Joqeveritare ‘North Youth Movement’, funksionon nga viti 2016, si organizatë jofitimprurëse, e formuar nga tre (3) anëtarë. Pra, edhe para vitit 2022, kjo organizatë ka pranuar mbështetje financiare për realizimin e projekteve në fushat përkatëse, nga disa institucione qendrore dhe lokale. Ndërsa, për vitet 2022 – 2024, organizata ka pranuar mbështetje financiare, ka realizuar projektet, si dhe të njëjtat i ka përfunduar me sukses të plotë. Për këtë, ekzistojnë të gjitha dëshmitë zyrtare. Mirëpo, në periudhën të cilës ju i referoheni 2022 – 2024, edhe pse organizata ka pranuar mbështetje dhe ka realizuar projekte, unë personalisht nuk kam pranuar asnjë shumë monetare, apo individualisht nuk kam përfituar asgjë financiarisht. Të gjitha transaksionet e OJQ-së janë kryer vetëm përmes sistemit bankar, duke garantuar transparencë të plotë financiare”, tha Behrami.

Ai thotë se pranimin e mbështetjes financiare, realizimin e projekteve dhe përmbylljen e tyre e kanë realizuar persona të tjerë, sikurse menaxherët e projekteve dhe stafet tjera të angazhuara nga ana e tyre. “Për të faktuar këtë, ju lutemi, adresojuni dëshmive zyrtare të ATK-së, për deklarimet e personave që kanë udhëhequr organizatën dhe realizuar projektet në 2022 – 2024. Ndërlidhur me këtë, marrë parasysh legjislacionin në fuqi për deklarimin e pasurisë dhe kërkesat nga institucionet përkatëse, nuk kam pasur çka të deklaroj të hyra financiare, të cilat nuk i kam pranuar. Pra, në xhirollogarinë time bankare dhe në dokumentet e organizatës, nuk figuron/dëshmohet se unë kam pranuar përfitime financiare. Për fund, prej themelimit të organizatës e deri më sot, unë nuk kam pasur asnjë funksion apo ndikim në institucionet mbështetëse të projekteve të saj. Të gjitha projektet u janë nënshtruar vlerësimeve profesionale të institucioneve mbështetëse”, ka thënë tutje Behrami.

Në deklarimin e pasurisë që Behrami ka bërë sivjet për vitin 2024, por edhe për vitin 2023, ka deklaruar zero të hyra nga OJQ-ja, me arsyetimin se nuk ka ushtruar veprimtari aty.

Megjithatë, në deklarimin e vitit 2022, të cilin e ka bërë publik në mars 2023, ka shkruar se nga “North Youth Movement – NYM” ka marrë 20 euro mëditje.

Sidoqoftë, dokumentet zyrtare tregojnë se Behrami figuron si drejtor ekzekutiv i një OJQ-je që ka përfituar fonde publike, ndërsa në deklarimin e pasurisë mohon çdo rol menaxherial dhe çdo përfitim – megjithëse ka marrë 20 euro mëditje një herë. Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërkohë, ndalon që një zyrtar publik të mbajë njëkohësisht pozitë menaxheriale në një organizatë që përfiton fonde nga buxheti i shtetit. /Demokracia.com/

JU REKOMANDOJMË

Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
18/03/2026 - 19:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në Klan Kosova, ka folur për situatën aktuale politike në vend. Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, ai tha...

Më shumëDetails

Kim Jong fiton zgjedhjet parlamentare me 99.93 % të votave

Kim Jong fiton zgjedhjet parlamentare me 99.93 % të votave
18/03/2026 - 18:59

Partia e Punës në Korenë e Veriut ka fituar “zgjedhjet parlamentare” në Korenë e Veriut, duke siguruar të gjitha 687 vendet e Kuvendit Popullor. Sipas raportimeve zyrtare, pjesëmarrja...

Më shumëDetails

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit
18/03/2026 - 18:47

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah...

Më shumëDetails

Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja merr këtë vendim të keq për Kadri Veselin

Gjykata Speciale pritet ta lirojë Kadri Veselin për varrimin e nënës së tij
18/03/2026 - 18:41

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Kadri Veselit. ‘‘Thaçi dhe të tjerët: Vazhdohet paraburgimi për Veselin (mars 2026) Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës...

Më shumëDetails

BBC: Turma të mëdha mblidhen në Teheran për funeralet e zyrtarëve të lartë

BBC: Turma të mëdha mblidhen në Teheran për funeralet e zyrtarëve të lartë
18/03/2026 - 18:33

Këto janë imazhet e fundit që na vijnë nga Teherani, ku turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në kryeqytetin iranian. Njerëzit janë mbledhur në numër të madh për...

Më shumëDetails

“Po largohem, mos më kërkoni”- Zhduket 14 vjeçarja, policia në kërkim të saj!

“Po largohem, mos më kërkoni”- Zhduket 14 vjeçarja, policia në kërkim të saj!
18/03/2026 - 18:11

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”, është larguar nga banesa e saj në Durrës në orët e para të mëngjesit. Sipas deklaratave të nënës, e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë