Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se PDK-ja nuk e ka fuqinë në terren që e ka pasur para një viti.
Ndërkaq për LDK-në tha se ka probleme të brendshme, ku kërkohet edhe dorëheqja e kryetarit.
Ndërsa AAK e NISMA thotë se nuk e kanë fuqinë politike për ta kaluar pragun si të vetme.
Sipas Ollurit, këto i ka nuhatur Albin Kurti dhe vepron në këtë mënyrë.
“Nuk do mend me pa problemin që e ka PDK-ja prej rastit të Ramiz Lladrovcit dhe Kurti e nuhatë këtë që PDK nuk e ka fuqinë në terren si e ka pas para 1 viti. LDK-ja ka probleme të brendshme, ka kryetar komunash që nuk falsin me kryetarin e LDK-së”.
“NISMA dhe AAK nuk e kanë fuqinë politike që iu garanton me kalu pragun, AAK është më mirë. Por nuk e kanë atë fuqi”, ka thënë Olluri.