Aktorja shqiptare, Olta Gixhari, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi nga një mbrëmje jashtë, ku u shfaq me një paraqitje mjaft elegante dhe tërheqëse.
E veshur tërësisht me të zeza, Gixhari ka tërhequr vëmendje me stilin e saj, duke u komentuar për hijeshinë dhe prezencën e saj.