Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita i përgjigjet Kurtit për Haxhiun: E keni obligim t’i siguroni numrat, ne kemi ofruar alternativa

27/05/2025 - 09:54
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akuza dhe kundërakuza mes partive opozitare dhe partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit vazhdojnë të ndezin debatet politike në Kosovë, ndërsa Kuvendi mbetet i bllokuar edhe pas më shumë se njëzetë tentimeve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar opozitën për pengesë të qëllimshme në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si një veprim të dëmshëm për shtetin.

Sipas tij, bllokimi po bëhet përmes refuzimit të pjesëmarrjes në votimin e fshehtë, duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, emri i së cilës, siç tha Kurti, nuk është aspak në diskutim.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E, përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, tha ai, duke vënë në pah se kjo sjellje po krijon një krizë institucionale.

Ndryshe, vetë Kurti ditë më parë kishte deklaruar se i ka votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë, duke kërkuar sfidim nga ana e opozitës me votimin e kandidates së tyre për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiut.

Pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili akuzoi opozitën për bllokimin e institucioneve dhe dëmin që po i shkaktohet vendit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Kosovare Murseli, për FrontOnline ka thënë se LVV-ja si fituese e zgjedhjeve ka përgjegjësinë të gjejë zgjidhje për situatën politike.

“Kurti njihet për përdorimin e diskursit me figura letrare, kjo është një nga veçoritë e tij të njohura,” tha Murseli, duke aluduar në stilin e deklaratave të kryeministrit në detyrë.

Ajo theksoi se “Lëvizja Vetëvendosje, si koalicioni fitues i zgjedhjeve, ka përgjegjësinë t’u japë zgjidhje pyetjeve dhe pikëpyetjeve që dalin në skenën politike.

‘’ Lëvizja Vetëvendosje, si koalicioni fitues i zgjedhjeve, ka përgjegjësinë t’u japë zgjidhje pyetjeve dhe pikëpyetjeve që dalin në skenën politike’’ tha ajo

Deputetja e PDK-së shtoi se kompromisi është një zgjidhje e domosdoshme, dhe drejt tij duhet të lëvizë lidershipi i LVV-së.

‘’Kompromisi është një zgjidhje e domosdoshme, dhe drejt tij duhet të lëvizë lidershipi i LVV-së’’ përfundoi ajo.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili akuzoi opozitën për bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe për dëmin që, sipas tij, po i shkaktohet vendit nga kjo situatë.

Zogaj e cilësoi si të pavërtetë dhe të pabazuar akuzën e Kurtit, duke e quajtur deklaratën e tij “të pakuptimtë, qesharake dhe absurde”.

‘’Deklarate e pakuptimte, qesharake dhe absurde!’’ tha ai.

Ai ka theksuar se mungesa e mbështetjes për kandidaten Albulena Haxhiu është tregues i qartë i mungesës së konsensusit.

“Vet fakti që Albulena Haxhiu nuk e ka as minimumin e votave të kërkuara për Kryetare të Kuvendit, tregon që ky emër është edhe në pyetje edhe në pikëpyetje!” tha Zogaj, duke theksuar se mungesa e mbështetjes nuk është përgjegjësi e opozitës, por e partisë që ka propozuar kandidaturën.

Ai shtoi më tej se kjo qasje e kryetarit të VV-së është një përpjekje për të shmangur të vërtetën dhe për të hequr vëmendjen nga përgjegjësia që ka fituesi i zgjedhjeve.

“Pra kjo deklaratë është ikje nga realiteti!” përfundoi Zogaj.

Pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili akuzoi opozitën për bllokimin e Kuvendit dhe dëmin që po i shkaktohet Kosovës, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i hodhi poshtë këto akuza duke i cilësuar si të pabazuara dhe joserioze.

“Deklaratat e Kurtit askush nuk i merr seriozisht. Është e qartë, është praktikë se vota për kryetar të Kuvendit duhet t’i sigurojë partia që e propozon kandidatin,” tha Kadrijaj, duke shtuar se asnjë parti që nuk ka koalicion ose marrëveshje politike nuk është e obliguar të votojë kandidatin e partisë tjetër.

Deputetja e AAK-së gjithashtu theksoi se opozita ka bërë përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik duke ofruar alternativa për kryetar të Kuvendit.

“Ne, duke provuar të kalojmë nga ky ngërç politik, si AAK kemi dhënë alternativa dhe emra që do të mund t’i votonim, për shkak të ngërçit. Këta e kanë obligim me i siguru votat për kryetar të Kuvendit,” përfundoi Kadrijaj për FrontOnline, duke ia hedhur përgjegjësinë për bllokimin partisë së Kurtit.

JU REKOMANDOJMË

Skena dramatike te Nënkalimi në Ferizaj, momenti kur policia prangos motoristët (VIDEO)
Lajme

Skena dramatike te Nënkalimi në Ferizaj, momenti kur policia prangos motoristët (VIDEO)

20/08/2025 - 00:13
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ka përjashtuar dërgimin e trupave në Ukrainë, por po shqyrton mundësitë të tjera ushtarake
Lajme

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ka përjashtuar dërgimin e trupave në Ukrainë, por po shqyrton mundësitë të tjera ushtarake

19/08/2025 - 23:02
“Është dezertor i luftës, iku e erdhi kur u çlirua Kosova”- Demaliaj akuza të rënda për Ramosajn
Lajme

“Është dezertor i luftës, iku e erdhi kur u çlirua Kosova”- Demaliaj akuza të rënda për Ramosajn

19/08/2025 - 22:49
Çudia e radhës në Prishtinën “e përjetimeve” të Përparim Ramës: “Termokos” vendos matës në ndërtesa ku nuk ka nxemje fare (VIDEO)
Kryesore

Çudia e radhës në Prishtinën “e përjetimeve” të Përparim Ramës: “Termokos” vendos matës në ndërtesa ku nuk ka nxemje fare (VIDEO)

19/08/2025 - 22:43
Ministri Faton Peci vizitoi bujkun në Bare veshur me një maicë franceze që kushton hiç më pak se 320 euro
Kryesore

Ministri Faton Peci vizitoi bujkun në Bare veshur me një maicë franceze që kushton hiç më pak se 320 euro

19/08/2025 - 22:34
‘E di saktësisht çfarë po bëj’: Trump i jep bujë paqes ndërsa afrohen bisedimet për Ukrainën
Lajme

Analiza e CNN: A u dha Trumpi vërtetë fund gjashtë luftërave?

19/08/2025 - 22:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Takimi Zelensky-Putin-Trump i propozuar në Gjenevë, reagon zyrtarisht Zvicra

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gashi për Muratin: Mos i merrni ngat zemrës postimet e tij, qare s’ka pa e zbatu vendimin e Kushtetueses

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i VV’së prezanton skenarin e partisë së tij për seancën e nesërme të Kuvendit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Goran Rakiq kërkohet nga Prokuroria Speciale, por si e mbronte dikur “avokati” i tij Albin Kurti

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë