Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita kërkon që Kurti t’i përmbahet ligjit që vetë e shkroi: Akt dorëheqjeje nga posti i kryeministrit që t’i miratohet mandati i deputetit

15/04/2025 - 17:04
në Kryesore, Lajme
A A
Opozita kërkon që Kurti t’i përmbahet ligjit që vetë e shkroi: Akt dorëheqjeje nga posti i kryeministrit që t’i miratohet mandati i deputetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qysh në pikën e parë të rendit të ditës, seanca konstituive e legjislaturës së nëntë e Kuvendit të Kosovës u bllokua. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së refuzuan të votonin raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit për shkak se Albin Kurti nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit e rrjedhimisht miratimi i mandatit të tij thanë se do të ishte shkelje kushtetuese. Letra, që u prezantua nga VV ku Kurti tha se bashkë me kabinetin qeveritar efektvisht janë të i dorëhequr, nuk e bindi opozitën. Ata po i kërkojnë akt dorëheqjeje sipas ligjit që shumica parlamentare që drejtohet nga Kurti e ka miratuar.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. 52 kanë votuar për, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar dhe rrjedhimisht raporti i Komisionit të përkohshëm nuk kaloi. Për ishin deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Nismës, kundër ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Pas mosmiratimit të raportit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se ndërpritet seanca e sotme dhe se përmes një letre do t’i drejtohen presidentes së vendit.

“Shërbimi i deputetëve vërteton se në sallë janë 119 deputetë, por për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i Komisionit në seancë nuk mori votat e mjaftueshme për, në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si të do të veprohet në të ardhmen”, tha ai.

E gjithë kjo çoi në përplasje mes partisë fituese dhe atyre opozitare me akuza për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

PDK, LDK dhe AAK thanë se nuk do të shkelin Kushtetutën e vendit, duke votuar për një raport në të cilin Kurti dhe ministrat e tij që fituan mandate në zgjedhjet e 9 shkurtit figurojnë si deputetë derisa nuk kanë dhënë dorëheqje siç e kërkon ligji.

Nga Vetëvendosje publikuan një letër që mban datën e sotme e vulën e Kurtit e në të cilën thotë se “që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje”. Përmes saj, zyrtarët e kësaj partie dhe vetë kreu i saj tentuan që të paraqesin si akt zyrtar.

Megjithatë, kjo u refuzua nga partitë tjera.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, për këtë letër të dorëzuar në komisionin e përkohshëm tha se ishte “njëfarë përzierje togfjalëshash që s’thonë asgjë”.

“Asnjë dorëheqje formale as nuk e kam pa, as nuk ekziston”, tha ai.

Krasniqi tha se dhënia e betimit “edhe kryeministër edhe deputet është jokushtetuese”.

“Çdo vonesë për t’i konstituuar institucionet është humbje për Kosovën”.

Ai i bëri thirrje Albin Kurtit, që, siç tha, “të japë dorëheqje” dhe të kthehet në Kuvend për konstituimin e Kuvendit.

“Ne e thërrasim sot, sa më herët zotin Kurti, le të japë dorëheqje ai dhe ministrat që janë zgjedhë deputetë, le të vijnë në Kuvend. Le të vijnë në Kuvend, por le të japin dorëheqje. Nuk jepet me Facebook e me referime, ky njoftim, ai njoftim”, tha Krasniqi.

Po të njëjtën kërkesë e pati edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se deputetët e partisë së tij janë të gatshëm të votojnë raportin sapo që Kurti dhe ministrat e tij japin dorëheqje.

Ai tha se qëndrimi i Vetëvendosjes është “jokushtetuese që bëhet si pjesë e një loje politike për të zvarritur edhe më shumë krijimin e institucioneve dhe për të blerë kohë”.

“Zgjidhja është shumë e thjeshtë: të japin dorëheqje prej pozitave që kanë dhe të ulen në ulëset e Kuvendit dhe të bëjnë betimin si deputetë”.

“Po i shihni se janë pjesë e një mendësie të njëjtë polarizuese, ata që komunikojnë me mesazhe për bërjen e votave nga Listën Srpska për qeverinë e ardhshme më së paku duhet të flasin për koordinime të tilla”.

Për letrën e publikuar që Kurti thotë se ka dhënë dorëheqje bashkë me kabinetin e tij më 23 mars, Abdixhiku tha se s’mund të jepet edhe dorëheqja edhe të vazhdohet puna nëpër zyre.

“Ne kërkojmë që të jetë një akt normal minimalist kushtetuese dhe të ketë një dorëheqje dhe të mos zvarritet procedura e votimit dhe LDK do të votojë raportin menjëherë sapo të jepet dorëheqja…Nga 23 marsi deri më sot po e vazhdon detyrën”.

Ndërkaq, bashkëpartiakja e Abdixhikut, Hykmete Bajrami, tha se akuzat e partisë fituese për bllokim të Kuvendit nisën të bëhen në drejtim të tyre pas një bisede që doli në media ku ish-ministri Elbert Krasniqi fliste me “A.K” për krijimin e institucioneve e ku u përmenden “4 vota të Listës Srpska”.

“Manovrat e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes dështuan edhe një herë, pasi iu dolën në publik pazaret me Listën Serbe. Kur dolën mesazhet dhe të gjithë e kuptuan se Albin Kurtin po e votojnë edhe disa deputetë të Listës Serbe, në skenë dolën shërbëtorët e tij për të akuzuar të tjerët, kinse për bllokim të Kuvendit. Kjo propagandë nuk kalon”, ka shkruar Bajrami.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti.

“Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet. Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin. Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta”, shkroi Haradinaj.

Në anën tjetër, partia fituese akuzoi këto tri parti për “sulm ndaj Republikës” dhe jo “vetëm” ndaj tyre.

Kurti në një postim në Facebook, duke përfshirë edhe deputetët e Listës Srpska me deputetët e PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK, tha se ky është është “sulm brendainstitucional”.

“Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”.

Para reagimit të Kurtit, në prononcime për gazetarët brenda Kuvendit të Kosovës, dy deputetët e zgjedhur të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Artan Abrashi, hodhën fajin te tri partitë se po tentojnë të bllokojnë konstituimin e Kuvendit.

“Ndodhi një situatë e paprecedent, opozita nuk e votoi raportin e Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve”, veprim ky që, sipas saj, nuk ka ndodhur në të kaluarën”, tha Haxhiu.

Ndërsa, Abrashi i bëri fajtore për shkaktimin e një “krize të panevojshme”.

“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më herët, jemi në një terren të panjohur dhe si do të vazhdohet tutje mbetet e mjegullt”, tha ai për gazetarët në hollin e Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Opozita konsideron se Kurti ka shkelur ligjin të cilin e kanë votuar deputetët e tij dhe që është në fuqi nga viti 2022.

Muajin e kaluar kur kjo çështje ishte aktuale në një postim në Facebook, deputetja e LDK’së Hykmete Bajrami, pyeste.

“A do ta respektojë Albin Kurti dhe kabineti i tij Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin e kanë hartuar dhe miratuar vetë?”.

“Sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi që nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje SONTE”, shkruante ajo.

Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1:

“‘Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve’”, kishte shkruar Bajrami.

Ish-kryetari Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani thotë qe Kurti dhe ministrat është dashur të dorëhiqen me kohë, siç e kanë bërë ligjin vetë.

“Ligjin e ka bërë kjo Qeveri dhe është dashur t’i nënshtrohet ligjit”, thotë ai.

Ai thotë se opozita ka të drejtë në aspektin formal, por sipas tij politikisht kanë gabuar.

“Po, pa asnjë diskutim. Në aspektin formal, opozita ka të drejtë. Por, mendoj se opozita ka gabuar politikisht, për një arsye, sepse është dashur të lejojnë të japë betimin (Kurti) dhe më pas ai nuk do të mundte në asnjë rrethanë (të ushtronte funksionin e kryeministrit), sepse do të përfundonte në Gjykatë Kushtetuese. Tash nuk mund ta dërgojë askush as në Gjykata Kushtetuese dhe as në Presidencë, sepse nuk ka vendim të Kuvendit – s’ka Kuvend akoma, ai nuk ekziston për qëllimet e funksionit të vet, si përfaqësues i popullit dhe ligjvënës”, thekson Hasani.

JU REKOMANDOJMË

Sami Lushtaku kujton Abedin Rexhën – Sandokanin në 28-vjetorin e rënies: “Trim i rrallë, strateg dhe udhëheqës i shquar”

Sami Lushtaku kujton Abedin Rexhën – Sandokanin në 28-vjetorin e rënies: “Trim i rrallë, strateg dhe udhëheqës i shquar”
08/10/2026 - 18:56

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar me nderime dhe krenari të thellë 28-vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit të tij nga Vajniku, Abedin Rexha – Sandokani. Lushtaku e...

Më shumëDetails

Haxhiu: Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Haxhiu: Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen
08/10/2026 - 18:44

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se subjekti i saj politik do të ndjekë nga afër zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave
08/10/2026 - 18:14

Organizatori i protestës disa ditore kundër Gjykatë Speciale, Çlirim Haziri, ka folur në FRONTAL të T7 për kritikat ndaj tij nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse Dejona Mihali...

Më shumëDetails

Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq

Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq
08/10/2026 - 18:03

Një AK-47, 119 fishekë dhe pajisje ushtarake janë gjetur në një shtëpi të pabanuar në Dren të Leposaviqit. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar...

Më shumëDetails

Babai i përlotur për djalin që u bllokua në minierë, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë këtë shqetësim

Babai i përlotur për djalin që u bllokua në minierë, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë këtë shqetësim
08/10/2026 - 17:54

Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, e kishte pritur me shqetësim të madh daljen e djalit të tij, për të cilin ka...

Më shumëDetails

“Nder i jashtëzakonshëm, moment historik”, vajza e uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente

“Nder i jashtëzakonshëm, moment historik”, vajza e uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente
08/10/2026 - 17:36

Donika Belegu, vajza e Presidentes Justina Shiroka-Pula, ka uruar nënën e saj për pozitën e re, duke thënë se ndihet krenare për të. Në një postim në Instagram,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë