Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita kërkon zgjedhje të reja, “Qeveria aktuale e paaftë për ta udhëhequr vendin”

30/04/2023 - 11:37
në Lajme
A A
Opozita kërkon zgjedhje të reja, “Qeveria aktuale e paaftë për ta udhëhequr vendin”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy vjet pas marrjes së mandatit të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Kurti,  partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të reja.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se qeveria aktuale ka dëshmuar se nuk është e aftë ta udhëheq vendin.

Ndërsa, deputeti i LDK-së Driton Selmanaj thotë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti, ka stagnuar në proceset politike dhe se zgjedhjet e reja janë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

“Gjithmonë kur vendimet e mëdha nuk merren, gjithmonë kur ka stagnim të proceseve politike ..prb të funksionimit të Kuvendit normalisht që zgjedhjet janë gjithmonë opsion. Çdo ditë e më shumë sikur po tregohet që kjo qeveri s’është e vendimeve të mëdha as e punëve të mëdha dhe tash.. gradualisht po pjekën kushtet që Kosova dhe demokracia kushtetuese ndoshta ka nevojë që të apdetohet pak…”, tha Selmanaj.

Se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja e thotë edhe AAK-ja. Deputeti, Pal Lekaj thotë se kësaj qeverie duhet t’i vie fundi.

“Kjo qeveri na del të jetë mashtrimi më i madh. Përveç që ka treguar paaftësi totale, e ka humbur edhe kauzën e saj morale në luftën kundër korrupsionit, e mos të flasim për deformim total të qëndrimeve politike e diplomatike. Nuk është këtu as zotimi e as besimi i madh qytetar që ka mandatuar këtë qeveri. Stagnimi politik, ekonomik, e degradimi në çdo sferë tjetër sociale, është sinjal që kësaj qeverie të paaftë e të komprimituar, t’i vije fundi”, tha Lekaj.

RTV-21 gjatë ditës kontaktoi me deputetë të partisë në pushtet por ata nuk pranuan të flasin për këtë çështje.

Megjithëse vlerëson se ka arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, analisti politik, Albinot Maloku nuk sheh se aktualisht ka mundësi për një gjë të tillë. Sipas tij, opozita nuk është serioze sa duhet në kërkesë  e saj për zgjedhje të reja.

“Së pari duhet thënë që qeveria në mandatin aktual nuk është se mbahet në mend për ndonjë veprim për t’u veçuar për pasojë sipas rrethanave aktuale do të duhej të kishte zgjedhje mirëpo nuk shoh seriozitet të mirëfilltë nga ana e opozitës që ata më të vërtetë e duan këtë proces për faktin se gjatë kësaj periudhe dy vjeçare kanë qenë impotent për qasjen e tyre pre opozitarëve…nuk mendoj se tani për tani jemi në një fazë që do të ketë proces zgjedhor”, deklaroi Maloku.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e para dy viteve mori mbi 50% të votave, ndërkohë që të gjitha partitë politike në opozitë aktualisht nuk kanë numër të  mjaftueshëm të deputetëve për të bërë ndryshime në qeverisjen aktuale./21Media

JU REKOMANDOJMË

Policia publikon pamje nga aksioni i sotëm ndaj kontrabandimit me armë e municion (VIDEO)
Kryesore

Bie në pranga i kërkuari me dy urdhëresa të gjykatës, përfundon në Burgun e Hajvalisë

20/12/2025 - 09:20
Kurti harron ikjen e kosovarëve: Kemi saldues nga Pakistani, ekonomia jonë po rritet, nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore
Kryesore

Kurti harron ikjen e kosovarëve: Kemi saldues nga Pakistani, ekonomia jonë po rritet, nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore

20/12/2025 - 02:27
Gorani për përzierjen e Kurtit në Maqedoni: Poshtërsi e paftyrësi ma të madhe s`kam pa
Lajme

Gorani: Sa mundet macja me u largu prej përsheshi, aq mundet me u ndryshu sistemi politik

20/12/2025 - 02:24
Komandanti i FSK-së e pret në takimin shefin e mbrojtjes së Lituanisë, flasin për situatën e sigurisë
Kryesore

Komandanti i FSK-së e pret në takimin shefin e mbrojtjes së Lituanisë, flasin për situatën e sigurisë

20/12/2025 - 02:22
I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi
Kryesore

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

19/12/2025 - 23:50
Abdixhiku mban tubim në Degën 2 në Prishtinë: T’i japim kryeqytetit qeveri që s’bllokon, por e ndihmon me 1.5 miliardë euro investime
Lajme

Abdixhiku mban tubim në Degën 2 në Prishtinë: T’i japim kryeqytetit qeveri që s’bllokon, por e ndihmon me 1.5 miliardë euro investime

19/12/2025 - 22:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndahet nga jeta zyrtari policor Albion Maxhuni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë