Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav, ka folur sot për pritshmëritë e Unionit për qeverinë e re të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Orav gjatë prezantimit të Barometrit të Reformave Europiane 2024 ka thënë se menjëherë pas formimit të qeverisë, Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialohun e lehtësuar nga BE.
“Në fjalimin tim sot, ndava pritshmëritë e mia për qeverinë e ardhshme të Kosovës: për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE; për ta udhëhequr Kosovën në rrugën e reformave vendimtare”.
Ai tha që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, Kosova nuk ka bërë asnjë përparim në rrugën integruese.
“Barometri i Reformave Europiane, i mbështetur nga ambasada e Holandës në Kosovë dhe që u implementua nga GLPS dhe Instituti Epik, është një mjet i vlefshëm në procesin e zgjerimit: ai vlerëson performancën e qeverisë dhe ministrisë në reformat e BE-së dhe ndihmon në përmirësimin e llogaridhënies së institucioneve publike”, tha ai.
https://publish.twitter.com/?url=https://twitter.com/AivoOrav/status/1899826795567800646