Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën kundër, siç u tha, padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë.
“Shqiptarë, të gjithë ju që morët pjesë në protestën kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë. JU FALEMINDERIT!”, thuhet në postimin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në rrjetet sociale.












