Organizata “Shqiptari” ka vizituar qytetin historik të Lushnjes, ku janë pritur nga kryebashkiakja Eriselda Sefa, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Organizata nga Prishtina ishte atje me ftesë të kryetarit të shoqatës kulturore bektashiane “Miqtë e Naimit, Kujtim Baze.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të bashkërendimit të aktiviteteve për shënimin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që do të mbahet më 6 maj 2025 në Prishtinë, me pjesëmarrjen e Shoqatës “Miqtë e Naimit” dhe grupeve të tjera kulturore nga trevat shqiptare.
Njoftimi i plotë nga organizata:
Ftesë dhe mikpritje e paharruar në Lushnje – Mirënjohje për z. Kujtim Baze dhe znj. Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë së Lushnjes
Organizata “Shqiptaria” nga Prishtina pati nderin të vizitojë qytetin historik të Lushnjes, me ftesë të Kryetarit të Shoqatës Kulturore Bektashiane “Miqtë e Naimit”, z. Kujtim Baze, i cili organizoi një pritje të ngrohtë e vëllazërore për delegacionin tonë. Ky takim ishte një dëshmi e qartë e përkushtimit të tij të palëkundur ndaj vlerave atdhetare dhe bashkëpunimit kulturor mbarëkombëtar.
Pjesë e veçantë e kësaj vizite ishte pritja zyrtare nga Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, znj. Eriselda Sefa, e cila na nderoi me një mikpritje të ngrohtë dhe me mbështetjen e saj për iniciativat që lidhen me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë të përbashkët. Znj. Sefa përcolli me krenari vlerat që e karakterizojnë qytetin e Kongresit – qytet i unitetit, kulturës dhe krenarisë kombëtare.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të bashkërendimit të aktiviteteve për shënimin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që do të mbahet më 6 maj 2025 në Prishtinë, me pjesëmarrjen e Shoqatës “Miqtë e Naimit” dhe grupeve të tjera kulturore nga trevat shqiptare.
Mirënjohje të veçantë për atdhetarin Gramoz Cjapi, për mbështetjen e tij të pandërprerë dhe kontributin në forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërshqiptar.
Të frymëzuar nga vepra e Frashërllinjve dhe ideali rilindas i Naimit, ne vijojmë përkushtimin tonë ndaj forcimit të vetëdijes kombëtare dhe bashkimit shpirtëror të shqiptarëve.
“Dielli për shqiptarinë lind nga Perëndimi.” – Naim Frashëri
#Shqiptaria #Lushnje #KujtimBaze #EriseldaSefa #MiqtëeNaimit #GjergjKastrioti620 #TrashëgimiKombëtare #Unitet #RilindjeShqiptare