Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ortaklliku prishet: Gjykata i thotë “jo” Pacollit, Valon Ademi merr komandën e Aeroportit të Vlorës

19/02/2026 - 20:04
në Lajme
A A
Ortaklliku prishet: Gjykata i thotë “jo” Pacollit, Valon Ademi merr komandën e Aeroportit të Vlorës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aeroporti i Vlorës është përfshirë në një skemë të errët, ku konflikti mes aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi ka marrë përmasa publike dhe ligjore.

Sot ka përfunduar një tjetër kapitull në sagën e Aeroportit të Vlorës, ku Gjykata e Apelit në Tiranë ka konfirmuar vendimin e Shkallës së Parë, duke përjashtuar Behgjet Pacolli nga vendimmarrja dhe duke i dhënë të drejtë aksionarit tjetër, Valon Ademi, për të administruar aeroportin.

Vendimi vjen pas një kontesti të gjatë mbi ndarjen e aksioneve në shoqërinë koncesionare. Zyrtarisht, Mabco Construction SA e Pacollit zotëron 98% të aksioneve, ndërsa 2A Group e Ademit vetëm 2%. Por Ademi pretendonte se investimet e tij në ndërtimin e aeroportit duhej të përktheheshin në më shumë aksione.

Përveç se u përjashtua nga vendimmarrja, Pacolli dhe disa bashkëpunëtorë – përfshirë Emin Pacolli dhe Nelson Çela – po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për “mashtrim me pasoja të rënda”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim kompjuterik”, pasi dyshohet se aksionet e aeroportit u shiteshin në mënyrë mashtruese kompanive të tjera, duke dëmtuar Valon Ademi.

Me këtë vendim, Ademi merr kontrollin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa Pacolli mbetet jashtë procesit të vendimmarrjes, duke e bërë situatën një kombinim të biznesit, ligjit dhe një lloj drame që po ndjek publikisht e gjithë Shqipëria.

Vendimi:

Pala: Paditës: VIA, 2A Group
I paditur: Mabco
Objekti: Përjashtim ortaku, marrja e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e votës së ortakut Mabco dhe çdo të drejtë që buron nga zotërimi i kuotës.

Gjykata e shkallës së parë ka pranuar marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Në seancën e dt. 19.02.2026, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit.

Sjellja e palës së paditur, shoqëria Mabco, në disa veprime të saj juridike shprehlfi parashikimet ligjore dhe pozitën e ortakut pakicë, duke u sjellë si kontrolluese e vetme në shoqëri. Veprimet kulmuan me firmosjen e kontratës Delfos Compartment Bernina. Praktikisht, kjo do të thotë se, pas mbylljes së “Compartment Bernina”, kontrolli ekonomik mbi të ardhurat, llogaritë dhe të drejtat e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës kalon në mënyrë të pakthyeshme dhe të legalizuar te investitorë privatë anonimë jashtë juridiksionit shqiptar, ndërsa Shteti Shqiptar nuk ka më asnjë instrument ligjor për të kërkuar kthimin e pasurive publike që i përkisnin këtij projekti.

Gjykata gjeti të drejtë se çdo përpjekje e shoqërisë për ndryshim statuti, duke anuluar kuotat e ortakut 49%, konvenjon me veprime që përputhen me qëllimin e fshehtë të shitjes së Aeroportit tek subjekte të panjohura fundore, duke e kamufluar si kontratë kredie.

Ndryshe, Pacolli ishte intervistuar në Prokurorinë e Tiranë, ku ka deklaruar për mediat: “Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veproj në përputhje me vendimin e tij.” Ai shtoi se “Aeroporti do të bëhet dhe do të jetë më i bukuri.”

JU REKOMANDOJMË

NATO pas raportimeve për reduktim të trupave amerikane në Kosovë: S’janë duke u shqyrtuar ndryshime të rëndësishme

NATO pas raportimeve për reduktim të trupave amerikane në Kosovë: S’janë duke u shqyrtuar ndryshime të rëndësishme
19/02/2026 - 20:54

Pas raportimeve në mediat ndërkombëtare se SHBA do të reduktojë trupat e vet në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovën, NATO në një përgjigje me shkrim...

Më shumëDetails

Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit
19/02/2026 - 20:53

Në mars dhe maj të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte zhvilluar dy aksione kundër fajdes, duke bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të...

Më shumëDetails

Ndërron jetë zyrtari i LDK-së

LDK: Kjo është Qeveri e propagandës
19/02/2026 - 20:36

Ka ndërruar jetë Naim Krasniqi, aktivist i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kontribues i njohur në zhvillimin e bujqësisë. Hykmete Bajrami e ka përshkruar si mik...

Më shumëDetails

“Mos u korit me u mërzitë, ne kemi mujt me vdekë”, fjalët që Thaçi e Veseli ia thanë Çitakut në Hagë

Çitaku: Thaçi nga Malet e Pashtrikut lidhi aleancë me NATO-n, Kurti po i shkatërron nga zyra
19/02/2026 - 20:09

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për vizitën e parë që ua bëri në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli....

Më shumëDetails

A do ta votojnë buxhetin për vitin 2026? Ky është qëndrimi i PDK-së?

A do ta votojnë buxhetin për vitin 2026? Ky është qëndrimi i PDK-së?
19/02/2026 - 19:50

Të zgjedhurit e popullit nesër me fillim nga ora 11:00 do të mblidhen për shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin...

Më shumëDetails

‘Zgjedhja e Presidentit’, Shala: Gjasat janë të mëdha që LDK-ja t’ia mundësojë edhe një mandat Osmanit!

Osmani flet me partitë për president që e zgjedh direkt populli: Duhen ndryshime kushtetuese, s’është e pamundur
19/02/2026 - 19:24

Data 4 mars është afati i fundit kur Kuvendi i Koosvës duhet të votojë për Presidentin e ri të vendit. Deri tani përveç Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    796 Shpërndaje
    Shpërndaje 318 Tweet 199
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    357 Shpërndaje
    Shpërndaje 143 Tweet 89
  • Aksident i rëndë në Kutllovc të Mitrovicës, humb jetën një 30 vjeçar

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kutllovc të Mitrovicës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Biznesmenë e fajdexhinj – Si detyroheshin viktimat të paguanin vlera marramendëse për paratë që i morën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë