Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim në Aspen Institute në Berlin, ku ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian, shkruan Reporteri.net
Sipas Osmanit, kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike
“Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, ka shkruar Osmani.