Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani, Basha e Kurti bëjnë homazhe te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës në 44-vjetorin e vrasjes së tyre

17/01/2026 - 14:18
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani, Basha e Kurti bëjnë homazhe te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës në 44-vjetorin e vrasjes së tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në 44-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, në fshatin Dubovik.

Osmani atje tha se data e 17 janarit është ndër ditët më të kobshme për kombin meqë është dita kur u vranë vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka dhe po ashtu ajo tha se në këtë ditë u vra edhe Smajl Hajdaraj dhe data kur vdiq heroi kombëtar Gjergj Kastrioti.

“Një ditë e humbjeve të shumëfishta, por njëkohësisht një ditë e një krenarie të madhe e kombit tonë”, tha Osmani.Ajo shtoi se tre heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka dëshmuan se më shumë e deshën Kosovën sesa jetën e tyre.
“Ata u shndërruan në zërin e një kombi në kohë shumë të rënda”.Ndërkaq, Kurti tha se vrasja e tyre nga agjentët e UDB-së famëkeqe tregon se edhe para “suprimimit të autonomisë, gjatë gjithë kohës kemi pasur patriotë të jashtëzakonshëm, veprimtarë të paepur, të cilët u flijuan duke sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe lirinë, të cilën e kemi dhe e gëzojmë sot”.
“Edhe para luftës, shqiptarët nën Jugosllavi e Serbi nuk kishin paqe dhe për këtë janë dëshmi edhe demonstratat e shumta të organizuara, por gjithashtu edhe ish-të burgosurit e të persekutuarit politikë”, tha Kurti atje.Ai shtoi se “Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, u vranë më pak se një vit, pas demonstratave të vitit 1981, në kohën kur organizata të shumta të fshehta të kohës po bëheshin bashkë dhe Jugosllavia e Serbia, i goditën pikërisht Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun, atëherë kur po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha organizimi për Republikën e Kosovës dhe për çlirimin e popullit tonë”.

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci: Përkulje e nderim para pishtarëve të përjetshëm të kombit!
Kryesore

Lladrovci: Përkulje e nderim para pishtarëve të përjetshëm të kombit!

17/01/2026 - 15:12
Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)
Lajme

Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

17/01/2026 - 14:56
Pensionistët: Shtetit nuk po i intereson për neve, jemi të harruar e të lënë pas dore
Lajme

Pensionistët: Shtetit nuk po i intereson për neve, jemi të harruar e të lënë pas dore

17/01/2026 - 13:22
Familjari i komandantit legjendar Adem Jashari, fermer i suksesshëm në Vushtrri
Lajme

Familjari i komandantit legjendar Adem Jashari, fermer i suksesshëm në Vushtrri

17/01/2026 - 13:15
Osmani uron Krishtlindjet: Frymëzim që na kujton se përballë sfidave shpresa duhet të triumfojë
Kryesore

Osmani: Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave

17/01/2026 - 12:48
Stoltenberg: Askush nuk mund të garantojë që SHBA-të do të qëndrojnë në NATO
Kryesore

Stoltenberg: Askush nuk mund të garantojë që SHBA-të do të qëndrojnë në NATO

17/01/2026 - 12:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    287 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Dorëhiqet nga AAK një nga më të votuarit në Gjakovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo është mosha e këmbësorit që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë