Tutje, Osmani shtoi se të gjitha veprimet që ajo po ndërmerr janë në funksion të mbrojtjes së stabilitetit kushtetues.
“Mendoj që është e rëndësishme që në një periudhe kaq të ndjeshme në vendin tonë, përfshirë kërcënimet ndaj sovranitetit tonë nga Serbia, që ne të gjejmë rrugën përpara, që partitë politike shpresoj që të gjejnë mundësinë që në ditët në vijmë të kalohet plani i rritjes dhe së paku zgjatja buxhetore. Ka mundësi që të bëhen gjëra të mira për këtë vend. Shpresoj shumë që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do ta kenë këtë parasysh. Të gjitha veprimet që po ndërmarr janë vetëm e vetëm në funksion të mbrojtjes së stabilitetit kushtetues dhe sigurimit të mirëqenies së qytetasve tanë që duhet të jenë prioritet.
Ndër tjerash, Osmani tha se qytetarët kanë humbur mjaftueshëm me moskrijimin e institucioneve, dhe se verdiktin final e japin 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Në këtë drejtim si presidente kam përgjegjësinë që të gjej kritere mbizotëruese për formimin e qeverisë së re që të shmangen zgjedhjet. Qytetarët kanë humbur mjaftueshëm nga moskrijimi i institucioneve, dhe përtej paragjykimeve politike si presidente e Republikës e verdiktin final e japin 120 deputetet e Republikës së Kosovës që e kanë vullnetin e lirë të votojnë ashtu siç duan vetë. Mendoj që është interes i përgjithshëm që të kemi institucione. Po flasim për 1 miliardë euro të cilat nuk guxojmë t’i humbasin”, tha Osmani.













