Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Kolumbi ka takuar presidentin Gustavo Petro.
Osmani u prit me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota.
Presidentja theksoi se kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit nga Kosova në Kolumbi.
“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
Pritje me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro
Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!