Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani e “ndan” së shpejti me krerët e partive Bordin e Paqes, Presidenca: Takimet në ditët në vijim

06/02/2026 - 16:43
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani e “ndan” së shpejti me krerët e partive Bordin e Paqes, Presidenca: Takimet në ditët në vijim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova vuri nënshkrimin e saj në Kartën e Bordit të Paqes si një nga shtetet themeluese të këtij mekanizmi të ri të krijuar nga presidenti Trump. Në ceremoninë e udhëhequr nga presidenti amerikan shkoi presidentja Osmani për ta firmosur. E para e shtetit konsultimin me liderët në vend e la kur të kthehej. Nga Presidenca sot paralajmëruan se takimet me liderët partiakë mbi këtë temë do të mbahen “shumë shpejt”.

Presidentja Vjosa Osmani iu përgjigj pozitivisht një “ftese personale” të presidentit amerikan Donald Trump që Kosova të bëhej anëtare themeluese e Bordit të Paqes, një nismë e qeverisë amerikane e dalë nga plani për Gazën që synon promovimin e paqes në botë.

Osmani pranoi këtë ftesë dhe u nis drejt Davosit për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të 22 janarit krah liderëve të shteteve të tjera, kryesisht joeuropiane meqë nisma e Trump u refuzua nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian.

“Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, shkroi Osmani kur publikoi ftesën.

Miratimi i pjesëmarrjes së Kosovës në këtë bord duhet të kalojë në Parlamentin e Kosovës. Për këtë, presidentja Osmani konsultimin me liderët vendorë e planifikoi ta bënte pas nënshkrimit.

Nga Presidenca e Kosovës sot për Gazetën Express tha se presin që këtë takim ta realizojnë së shpejti meqë ishin në pritje të përfundimit të procedurave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rezultatet e 28 dhjetorit.

“Ishim në pritje të certifikimit te rezultateve me shpresë që ndodhin më shpejt, por fatkeqësisht u vonua procesi më shumë se që pritej, për shkak të rinumërimit dhe ankesave. Presim që shumë shpejt, pra në ditët në vijim, t’i realizojmë këto takime”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.

Ngjarjen në Davos Osmani e përdori edhe për qëllime të veta teksa po synon edhe një mandat si presidente. Kontaktet me jashtë, përfshirë amerikanët, ajo po i përdor në funksion të planit të saj për të siguruar mbështetjen e deputetëve.

Deklaratat dhe veprimet e saj po kritikohen nga një gazetë me peshë në Gjermani.

Ishte gazetari i FAZ, Michael Martens, që së fundi në disa shkrime dhe postime ka kritikuar gjerësisht Osmanin po tenton të shfaqë afërsi me presidentin Trump dhe familjen e tij për të përmbushur qëllimin e saj për të qëndruar presidente edhe për një mandat.

Ai tha se bashkimin në nismën e Trumpit e bëri pa koordinim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Martens tha se Osmani po e përdor Trumpin si armë ndaj Parlamentit të Kosovës se nëse s’votojnë për zgjedhjen e saj presidente “do të kenë probleme me SHBA”.

“Osmani ia paraqet veten publikut si e preferuara e Trump, duke kërcënuar në mënyrë indirekte anëtarët e parlamentit, të cilët zgjedhin presidentin, me kontaktet e saj (të supozuara) të mira me klanin Trump, duke i përdorur ato si armë”, kishte shkruar Martens në X.

Gazetarin gjerman e nxiti të hidhej në kritika më së shumti një ngjarje e organizuar nga Osmani në një kinema të kryeqytetit për të promovuar premierën e një dokumentari të Zonjës së Parë të SHBA’së, “Melania”.

Në anën tjetër, qeveria në detyrë e Kosovës heshti për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes pavarësisht se u prezantua si diçka historike për vendin.

Sidoqoftë, një koment i kishte shpëtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, meqë ia kishin kërkuar gazetarët në një ngjarje. Pa e përmendur fare Osmanin, Kurti u duk pozitiv për këtë, ndërsa për t’iu shmangur pyetjes direkte, ai zgjodhi të flasë për rolin e FSK-së në Gaza.

“Kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gaza dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga Bashkim Jashari. Kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë këtu ku FSK është e mirënjohur për kërkim-shpëtim dhe deminim dhe jo vetëm. Ne kemi qenë të interesuar që të marrim pjesë në organet vendimmarrëse politike për këtë forcë. Procesi do të ecë më tutje”.

Më pas shtoi se Kosova do të jetë e gatshme për të dhënë kontribut kudo që kërkohet paqja në botë.

“Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin tim të tretë. Kudo që ka nevojë për paqe në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë përmes forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paqe në vende të ndryshme në botë”.

Ndryshe nga Kurti, vendimin e Osmanit e kishin përshëndetur liderët tjerë të partive.

“Shumë pozitive” dhe “e dobishme” për Kosovën është parë anëtarësimi i vendit në Bordin e Paqes nga kreu i PDK-së.

“Aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty duhet të jetë Kosova”, kishte thënë ai.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte thënë se partia e tij e mbështet “këtë hap të madh drejt një kapitulli të ri dhe i gëzohet këtij fakti historik”.

“Sepse sukseset e Kosovës janë arritje kombëtare para së cilave e me të cilat mburremi të gjithë”.

Po të njëtin mendim ndau edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Kjo pjesëmarrje përforcon rolin e Kosovës si një faktor konstruktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global dhe krijon mundësi konkrete për riforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, i cili ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e sigurisë, shtetndërtimit dhe orientimit euroatlantik të Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Hamza me rastin e Pashkës, uron bashkëpunim për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë

Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës
05/04/2026 - 11:09

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ua ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë. Në urimin e tij, Hamza shprehet se së “bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
05/04/2026 - 10:46

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën e sotme. Për ditën 05.04.2026, çmimet...

Më shumëDetails

Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh

Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
05/04/2026 - 10:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Përmes një postimi në Facebook,...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente
05/04/2026 - 10:00

Pas marrjes së detyrës si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë ndryshimin e parë. Ajo ka ndryshuar emrin e Presidencës në faqen zyrtare...

Më shumëDetails

Musliu: Thaçi më dinjitoz në largim, sesa Osmani në kthim në shtëpinë e saj

Musliu e quan Kurtin mashtrues: Nuk brengoset për fëmijët e Kosovës sepse vajza i shkollohet në Norvegji
05/04/2026 - 09:37

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se Hashim Thaçi ishte më krenar dhe më dinjitoz kur u largua nga Presidenca – për t’u përballur me drejtësinë, sesa...

Më shumëDetails

Tentoi fluturimin me pasaportë të falsifikuar, arrestohet në Aeroportin ‘Adem Jashari’

Me kërkesë të autoriteteve italiane, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”
05/04/2026 - 09:27

Një grua shtetase e huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka prezantuar një pasaportë të falsifikuar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dyshimet për dallavere me bonus koeficient – Pushteti i Lushtakut i bie ‘pishman’ vendimit të vet, i bllokon qasjen në leje ndërtimore portalit Veriu.info

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë