Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Është mirë që Martin Berishaj të largohet, të jap dorëheqje ose qeveria t’a propozoj largimin e tij

08/09/2024 - 22:20
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Është mirë që Martin Berishaj të largohet, të jap dorëheqje ose qeveria t’a propozoj largimin e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili më 2022 u përfol në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar rreth 600 mijë euro te një kompani private në Mal të Zi.

Osmani deklaroi se nuk e ka ftuar ambasadorin Berishaj gjatë vizitës së fundit që ka zhvilluar në Kroaci.

“Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës”, u shpreh Osmani.

Ajo tha se në raste të tilla, sipas saj, më e mira është që ai të largohej vetë nga pozita.

Madje Osmani tha se ketë gjë e ka kërkuar edhe në takimet e përbashkëta me Ministrinë e Punë të Jashtme.

“Unë dëshiroj që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë krye më vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheqë vet. Në takime të përbashkët që i kemi bërë, kryesisht Ministrisë së Jashtme”, u shpreh ajo në një intervistë për “Kallxo Përnime”.

Presidentja ka thënë se kur ka ndodhur rasti ka kërku nga MPJD raporte lidhur me pastërtinë e akuzave që i janë bërë.

“Në momentin e parë kam kërku nga Ministria e Punëve të Jashtme ta thërrasë në raportim dhe të kërkoj dëshmi me shkrim lidhur me pastërtinë ndaj akuzave që janë bërë. Mua më është përcjellë nga MPJD që i ka dërgu dëshmitë jo vetëm ambasadori por edhe Sllovenia dhe Kroacia kanë dërgu dëshmi atje. Po ju tregoj çka më është thënë”, ka shtuar tutje Osmani.

Më 29.03.2024, ambasadori Martin Berishaj ka përfunduar intervistimin e tij në Prokurorinë Speciale pas disa orë qëndrim brenda.

Berishaj po dyshohet për 3 vepra të ndryshme penale.

“Pas interesimit të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Berishaj bëri jehonë në vitin 2022, kur u përfol në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar rreth 600 mijë euro te një kompani private në Mal të Zi.

Sipas mediumit slloven, “Planet TV”, kompania private është në pronësi të tij. Pavarësisht thirrjeve për shkarkim të tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe vetë Berisha ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar.

Vitet e kaluara shkarkimi i Berishajt u kërkua edhe me protesta para Qeverisë së Kosovës, mirëpo nga drejtuesit e MPJD-së nuk pati lëkundje besimi në të, përkundrazi lajmi për “skandalin” u tha se nuk është i vërtetë.

JU REKOMANDOJMË

Rubin: Kishte ekstremistë që ishin kundër Rambujesë dhe të gatshëm të sakrifikonin mijëra jetë
Kryesore

Rubin: Kishte ekstremistë që ishin kundër Rambujesë dhe të gatshëm të sakrifikonin mijëra jetë

15/09/2025 - 20:14
Mbyllja e zyrave paralele në veri, Gjermania: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona
Kryesore

Mbyllja e zyrave paralele në veri, Gjermania: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona

15/09/2025 - 19:59
Arian Tahiri për “screenshotat” e Faton Pecit: “Le ta harron ai dhe secili që mundet me më shantazhu” – Faton Peci nuk pranon të flas
Kryesore

Arian Tahiri për “screenshotat” e Faton Pecit: “Le ta harron ai dhe secili që mundet me më shantazhu” – Faton Peci nuk pranon të flas

15/09/2025 - 19:59
Osmani u takua me Guerot, diskutuan për funksionalizimin e institucioneve në pajtim me Kushtetutën
Kryesore

Osmani u takua me Guerot, diskutuan për funksionalizimin e institucioneve në pajtim me Kushtetutën

15/09/2025 - 19:56
I dyshuari i Charlie Kirk lidhet me vendin e krimit, thotë shefi i FBI-së
Lajme

I dyshuari i Charlie Kirk lidhet me vendin e krimit, thotë shefi i FBI-së

15/09/2025 - 19:47
Reiffenstuel: Kosova të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia, ndikon negativisht në raport me BE-në
Kryesore

Reiffenstuel: Kosova të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia, ndikon negativisht në raport me BE-në

15/09/2025 - 19:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë