Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani flet në SHBA për moskonstituimin e Kuvendit, thotë se mund t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese

12/07/2025 - 15:30
në Lajme
A A
Osmani flet në SHBA për moskonstituimin e Kuvendit, thotë se mund t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Gjatë një diskutimi të mbajtur në Hudson Institute në Washington D.C., Osmani u shpreh optimiste se në javët në vijim situata do të mund të ndryshojë, siç tha ajo të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.

“Kushtetutën tonë, kur e hartuam, ishte e pamundur të parashikonim çdo skenar të mundshëm. Ajo u hartua me një mendim pozitiv, me idenë që ligjvënësit do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, e jo të bllokonin njëri-tjetrin dhe institucionin. Tani, për shkak të disa paqartësive kushtetuese – nëse mund ta quaj kështu – parlamenti nuk është konstituar ende. Por kemi pasur një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, dhe gjykata ka dhënë një sqarim. Ekziston një afat i rreptë 30-ditor, i cili skadon më 26 korrik për konstituimin e parlamentit. Por nuk është sqaruar se cilat janë pasojat ligjore nëse nuk respektohet ky afat kushtetues i detyrueshëm. Kështu që duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’i parashtroj atë pyetje veçmas. Dhe shpresoj që ata do të përgjigjen. Por gjithashtu kam një grimë shprese që gjërat e mira mund të ndodhin gjatë javëve në vijim. Dhe ndoshta do të kemi një qeveri – sado e brishtë – por na duhet një qeveri dhe një parlament i konstituar për të parandaluar dëme ndaj vendit”, tha Osmani, raporton kp.

Më 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpalli aktgjykimin KO124/25, i cili lidhet me procesin e papërfunduar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ky aktgjykim erdhi pas një kërkese për interpretim kushtetues, pasi seanca konstituive e nisur më 15 prill 2025 nuk kishte përfunduar siç kërkohet me Kushtetutë, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në aktgjykimin e saj, Gjykata sqaroi se Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht brenda një afati prej 30 ditësh nga data e shpalljes së aktgjykimit, pra deri më 26 korrik 2025.

Megjithatë, Gjykata nuk specifikoi qartë se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati kushtetues.

JU REKOMANDOJMË

OVL-UÇK thirrje Speciales: Gjykata të mos mbyllë sytë para të vërtetës
Lajme

OVL-UÇK thirrje Speciales: Gjykata të mos mbyllë sytë para të vërtetës

12/07/2025 - 19:05
Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit
Lajme

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit

12/07/2025 - 18:51
Skandal në Rusi: Dalin pamjet e të dashurës së ministrit të Putin në avionin luftarak
Lajme

Skandal në Rusi: Dalin pamjet e të dashurës së ministrit të Putin në avionin luftarak

12/07/2025 - 18:41
Osmani nderon mërgatën në SHBA me dekorata presidenciale
Lajme

Osmani nderon mërgatën në SHBA me dekorata presidenciale

12/07/2025 - 18:34
Osmani: Trump tregoi lidership për ruajtjen e paqes duke e ndalë personalisht es’kalimin e Serbisë në kufi me Kosovën
Lajme

Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani: Do t’i drejtohem përsëri Kushtetueses me një pyetje të veçantë

12/07/2025 - 18:09
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës: Nëse dikush do me u bo polic vetëm për dhunë e arrestime, më mirë të mos e vesh uniformën fare
Lajme

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës: Nëse dikush do me u bo polic vetëm për dhunë e arrestime, më mirë të mos e vesh uniformën fare

12/07/2025 - 18:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Peci i reagon Osmanit: Qeveria Kurti e hodhi në shportë marrëveshjen e Trumpit, po të ishte zbatuar…

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë