Vjosa Osmani në faqen e saj zyrtare ka publikuar fjalimin e saj lamtumirës pasi ia ka dorëzuar detyrën e presidentes së Kosovës, kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
Osmani ka thënë se po e lë Presidencën të fortë e me aleatë, ashtu siç e kishte lënë presidenti Ibrahim Rugova.
“Jam krenare që këtë institucion po e lëmë më të respektuar në botë. Me dyer të hapura e alanca të forta”, ka thënë Osmani.
Ajo ka marrë merita edhe për liberalizimin e vizave dhe çështjet që lidhen me integrimin e aleancat me vende të ndryshme nëpër botë.
Osmani tutje ka deklaruar se gjatë 5 viteve ka mësuar se ndonjëherë sfidat nuk vijnë nga jashtër, por nga brenda, prej atyre që e shohin qëndrueshmërinë ndaj parimeve si pengesë dhe kur besnikëria ndaj shtetit të njejtëve nuk iu përputhet me interesat ditore.
Osmani ka deklaruar se nuk e sheh Kosovën si instrument, por si amanet.
“Ndonjëherë sfidat më të mëdha nuk vijnë nga jashtë. Vijnë atëherë kur qëndrueshmëria ndaj parimeve fillon të shihet si pengesë e jo si vlerë si dhe kur besnikëria ndaj shtetit nuk përputhet me interesat ditore. Dhe pikërisht në këto momente, një udhëheqëse duhet të zgjedh mes komoditetit dhe integritetit. Unë jam e bindur se zgjodha integritetin, sepse për mua Republika s’është instrument, është amanet”, ka deklaruar Osmani.












