Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Më shumë se 25 shtete e konfirmuan njohjen ndaj Kosovës, përkundër pretendimeve të Serbisë

14/04/2025 - 21:40
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani thotë se Serbia dëshiron destabilizimin e Kosovës: S’ka asnjë juridiksion mbi Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Presidenca, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, ka arritur të rikonfirmojë njohjet bilaterale nga mbi 25 shtete për të cilat Serbia pretendonte se i kishin tërhequr njohjet ndaj Kosovës.

Osmani theksoi se çështja e njohjeve të pavarësisë nuk duhet parë vetëm nga perspektiva e numrave të rinj, por edhe nga përpjekjet për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet ekzistuese.

“Serbia pati prezantuar një listë prej mbi 25 shtetesh, të cilat sipas tyre kanë lëshuar letra se kanë tërhequr njohjet, apo kanë ngrirë procesin e njohjeve, etj. Dhe pastaj kjo reflektohet në praktikë, sepse ato shtete kur ndërmarrin një hap të tillë nuk votojnë pro teje si shtet në anëtarësime, pra ka efekt, ne mundemi me e injoru si proces megjithatë është efekt shumë negativ, ka pasur njerëz që kanë dashur me injoru, ne mund të ia bëjmë qejfin vetes të themi se nuk ekziston çnjohja si koncept”, tha ajo në një intervistë për Klan Kosovën.

Osmani shtoi se vetëm nga një shtet nuk kanë marrë ende përgjigje, por nuk zbuloi se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Si presidencë jemi marrë shumë me këto 25 çnjohje të pretenduara nga ana e Serbisë përsëri me ndihmën e aleatëve kemi arritur të rikthejmë secilën, përveç njërës për të cilën akoma nuk kemi përgjigje as ne as aleatët tanë”, theksoi ajo.

“Kjo në aspektin total të njohjeve të Kosovës është një arritje e madhe, sepse s’mund të thuhet se s’ka pasur lëvizje në procesin e njohjeve kur në fakt në mbi 20 shtete i kemi rikthyer relacionet tona dhe kjo është shumë me rëndësi sepse Serbia e pati krijuar një përshtypje negative te shtetet që s’ka kanë njohur duke thënë mos u ngutni se këta të tjerë po tërhiqen”, tha tutje Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Kica-Xhelili krikon ashpër Qeverinë: Policët pa shtesa u rrezikuan nga bandat kriminale në veri
Lajme

“E di që ka dhimbje sot”, Doarsa Kica Xhelili reagon për rezultatin “fatal” të LDK-së

28/12/2025 - 23:50
PDK-ja e sfidon LVV-në, të gatshëm për zgjedhje të parakohshme
Kryesore

Vjen reagimi i parë i PDK-së

28/12/2025 - 23:46
Kuvendi në seancën e radhës pritet ta hedhë në votim ligjin për shëndetin riprodhues
Kryesore

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

28/12/2025 - 23:12
Zbutet gjuha e Kurtit ndaj opozitës: Herën e kaluar i quajti hajvanë, sonte i ftoi të bashkëpunojnë
Kryesore

Zbutet gjuha e Kurtit ndaj opozitës: Herën e kaluar i quajti hajvanë, sonte i ftoi të bashkëpunojnë

28/12/2025 - 23:07
Sadiku i LDK-së ironizon me rezultatet zgjedhore: “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma” (VIDEO)
Kryesore

Sadiku i LDK-së ironizon me rezultatet zgjedhore: “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma” (VIDEO)

28/12/2025 - 22:15
Abdixhiku nuk e jep dorëheqjen, e thërret Kuvendin e LDK-së
Kryesore

Abdixhiku nuk e jep dorëheqjen, e thërret Kuvendin e LDK-së

28/12/2025 - 22:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK-ja e sfidon LVV-në, të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

    Vjen reagimi i parë i PDK-së

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Lajm i keq për VV-në, s’kanë lanë gja pa ba” – Buzhala për rezultatin e Exit Pollit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i Muharremit rreth daljes së qytetarëve në zgjedhje: Dalja finale Kosovë rreth 850 mijë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • 759 mijë votues deri në 17:00 – Kosova shënon dalje 38.01% në zgjedhjet e parakohshme

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë