Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani në aktivitet me Trump të enjten në Davos, Kurti qe tre ditë atje – cila ishte agjenda e tij deri tash

22/01/2026 - 15:59
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani në aktivitet me Trump të enjten në Davos, Kurti qe tre ditë atje – cila ishte agjenda e tij deri tash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga data 19 janar kur ka njoftuar se ka udhëtuar drejt Zvicrës, Kryeministri Kurti po qëndron në qytetin -resort alpin Davos ku janë mbledhur ajo që përshkruhet si elitë botërore. Deri më tani agjenda e Kurtit ka qenë pjesëmarrje në panele ku ka dhënë versionin e tij i rrëfimeve për zgjedhjet, ekonominë e vendit, e ku ka pasur edhe takime me disa zyrtarë shtetesh. Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka marrë vëmendje më të madhe kur të enjten u shfaq atje duke nënshkruar me Presidentin Trump themelimin e Bordit të Paqes.

Këto ditë, në Davos të Zvicrës, po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, pjesë e të cilit mes liderëve të ndryshëm botërorë, kanë qenë edhe ata nga Kosova. Nga kjo e fundit, morën pjesë presidentja e vendit Vjosa Osmani në ditën e parafundit dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili po qëndron atje që tre ditë. Por, cila ishte agjenda e Kurtit atje.

Të parin takim që Kurti e zhvilloi në ‘House of Kosova’’, të cilën Kosova e ka të rezervuar për të dytën herë, ishte ai me Maninder Sidhu, ministër i Promovimit të Eksporteve, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë. Në njoftimin që u dha, u bë e ditur se gjatë takimit u diskutua ‘’për të eksploruar mundësi për bashkëpunim më të thellë ekonomik, veçanërisht në teknologji dhe minierë’’.

Të nesërmen Kurti ishte pjesë e një bisede me Rory Stewart, ish-ministër britanik, dhe pjesë e paneli me fokus mbi demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen, bashkë me Carl-Benedikt Frey dhe Brad Staples. Pos këtyre, Kurti me Tanja Wielgoss, Anahita Thoms dhe Catherine Welling, biseduan mbi Kosovën dhe mundësitë për investime. Po ashtu, gjatë kësaj dite, Kurti mori pjesë edhe në një panel tjetër mbi Demokracinë, Sigurinë dhe Qeverisjen në një Epokë të Re, i cili u moderua nga Brad Staples, pjesë e të cilit ishte edhe Carl-Benedikt Frey.

Gjatë këtyre bisedave, Kurti foli për proceset zgjedhore nëpër të cilat Kosova kaloi vitin e kaluar, dhe ‘’rritjen ekonomike që ka pësuar’’ vendi.

“Nuk shkuam në zgjedhje sepse ne deshëm, s’ishte ky kurrë qëllimi jonë. Ishte pasojë e mungesës së bashkëpunimit nga opozita. Përgjatë 2025-ës ishte e qartë te njerëzit që ne nuk kemi një qeveri, jo pse ne s’deshëm, por sepse askush nuk deshi të bashkëpunojë me ne. Unë mendoj se nëse unë do të doja zgjedhje të reja, njerëzit do të më ndëshkonin edhe mua gjithashtu. Unë s’desha. Por, nëse zgjedhjet janë aty, unë duhej të isha gati”, tha ai.

Sa i përket çështjes së dytë, Kurti vlerësoi se sipas tij, gjatë mandatit qeverisës të tij, ka pasur ‘’rritje ekonomike mbresëlënëse’’.

“Kishim një rritje ekonomike mbresëlënëse gjatë mandatit tonë. Në kulmin e krizës politike, nuk kishte kriza ekonomike apo sociale. Dhe njerëzit e ndien kujdesin. Në kulmin e vështirësive ekonomike, ju nuk po dështoni në shërbime publike dhe kjo mendoj se na u shpërblye në fund”, ka thënë ai.

Pas bisedave në panele, Kurti vazhdoi takimet ditën e 21 janarit. Dje, kryeministri në detyrë, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u takuan me Erkki Keldo, Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë i Estonisë, për të ‘’shkëmbyer pikëpamje mbi bashkëpunimin ekonomik dhe prioritetet e përbashkëta’’.

Në postimet bëra, shihet që pjesë e organizimeve ka qenë edhe bendi muzikor ‘’Asgjë Sikur Dielli’’, i cili edhe ka përformuar për të pranishmit. Në fotot e ndara, shihen edhe këshilltarët e Kurtit.

Kurti po ashtu, është takuar edhe me komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Gjatë këtij takimi, Kurti mes tjerash ka theksuar ‘’Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”.

Kryeministri në detyrë, po ashtu ka takuar homologun e tij nga Luksemburgu, Luc Frieden, të cilit, Kurti i ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit. Pos këtyre, Kurti është takuar edhe me ministrin e Energjisë dhe të Financave të shtetit të Kuvajtit, Sabeeh Al- Mukhaizeem, takim gjatë të cilit është theksuar thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Udhëheqësi i ekzekutivit, tek çështja e ekonomisë, ka folur edhe për investimet në vend. Ai për RTK’në, ka thënë se Kosova ofron një mundësi unike për investime.

“Ne të gjithë partnerëve ndërkombëtarë dhe partnerëve të mundshëm ndërkombëtarë u tregojmë mundësitë për investime në Kosovë, prej faktit që atje do të kemi një qeveri që është partnere – jo vetëm një treg apo vetëm një platformë për prodhimtari të lirë, por edhe një shtet me politika fiskale të favorshme dhe me mundësi për të angazhuar të rinjtë tanë, të cilët janë energjikë, të talentuar dhe shumëgjuhësh. Është një mundësi unike që të krijojnë degët e tyre apo bizneset e tyre në vendin tonë, i cili është në zemër të këtij rajoni që njihet në mënyrë të popullarizuar si EMEA – Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore,”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot në Davos është nënshkruar edhe karta e Bordit të Paqes të udhëhequr nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Mes liderëve të ndryshëm, nënshkruese e këtij dokumenti ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Specialja e pranon, “Xhevdet Doda” e mohon: A iu mbajtën nxënësve ligjërata nga zyrtarë të gjykatës?
Lajme

Specialja e pranon, “Xhevdet Doda” e mohon: A iu mbajtën nxënësve ligjërata nga zyrtarë të gjykatës?

22/01/2026 - 17:38
Bordi i Paqes, Haziri: Osmani përfaqëson natyrshëm Kosovën, Kurti ka kufizime serioze ndërkombëtare
Lajme

Bordi i Paqes, Haziri: Osmani përfaqëson natyrshëm Kosovën, Kurti ka kufizime serioze ndërkombëtare

22/01/2026 - 17:25
Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota
Kryesore

Rinumërohen rreth 45% e votave – kështu qëndron rezultati

22/01/2026 - 17:17
Aksion i madh i Policisë, konfiskohen mbi 80 kilogramë marihuanë dhe arrestohen tre persona
Lajme

Aksion i madh i Policisë, konfiskohen mbi 80 kilogramë marihuanë dhe arrestohen tre persona

22/01/2026 - 16:53
Tasholli: Kurti, politikëbërjen e përjeton si pazar
Lajme

Tasholli: Gjykata Speciale po e sulmon Kosovën nder brez, më 17 shkurt qytetaria ua jep përgjigjen

22/01/2026 - 16:42
Ambasada e SHBA’së i dhuron Kosovës një skaner 3 milionë dollarësh për sigurinë kufitare
Kryesore

Ambasada e SHBA’së i dhuron Kosovës një skaner 3 milionë dollarësh për sigurinë kufitare

22/01/2026 - 16:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • “Vëllai ka punuar si sigurim i Kadri Veselit” – Komuna e Faton Pecit rrënon objektin, pronari thotë se është hakmarrje politike

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Hamza befason me përgjigjen për zgjedhjen e presidentit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Haziri: Nuk kemi bisedime me VV-në, Osmanin e votojmë varësisht nga propozuesi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Familjarët e Labinot Rexhës dalin me reagim të ashpër: Ta nxjerrin keq …

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë