Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani në takim me emisarin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër

27/08/2025 - 19:22
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani në takim me emisarin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani priti sot të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Rene Troccaz, ku u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë dhe siguria rajonale, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani përsëriti orientimin strategjik të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin e palëkundur për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se reformat, sundimi i ligjit dhe përputhja me standardet evropiane mbeten prioritetet kryesore.

Presidentja theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj stabilitetit politik dhe funksionimit të plotë demokratik të institucioneve, duke përmendur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të shumicës së nënkryetarëve si hapa kyç në këtë drejtim.

Në lidhje me hapjen e urës së re mbi lumin Ibër si dhe vazhdimin e ndërtimit të një ure shtesë, presidentja Osmani theksoi se mirëpret ndërtimin e tyre, duke vënë në pah rolin pozitiv që urat luajnë në integrimin, bashkimin dhe afrimin e qytetarëve, përmes lehtësimit të lëvizjes, bashkëpunimit dhe transportit.

Ajo rikujtoi më tej se mbyllja e urës kryesore në Mitrovicë në vitin 1999 nuk ishte bërë për çështje sigurie por për shkak të vendimeve jashtëzakonisht të dëmshme politike dhe se është për keqardhje që edhe 26 vite pas mbylljes e tashmë 10 vite pas marrëveshjes së Brukselit për hapjen e urës, ende ajo mbetet e mbyllur.

Ajo shtoi se nuk janë urat ato që krijojnë tensione, por janë njerëzit e dhunshëm sikur strukturat ilegale kriminale të financuara nga Serbia, të cilat kanë krijuar dhunë e tensione përgjatë këtyre dekadave.

“Është veprimtaria kriminale dhe destabilizuese e Radojçiqit dhe grupeve kriminale në veri që pengonte normalitetin dhe lëvizjen e lirë, duke krijuar atmosferë frike dhe tensioni , e jo urat”, theksoi ajo. Presidentja sqaroi se këto struktura ilegale kriminale janë të vetmet përgjegjëse për dhunën e tensionet dhe jo infrastruktura që ndërtohet për të bashkuar komunitetet.

Sa i përket masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, presidentja Osmani tha se përveçse këto masa janë të padrejta, sepse godasin pa arsye qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, ato poashtu dëmtojnë proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit si dhe dëmtojnë kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Në përfundim, presidentja riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

JU REKOMANDOJMË

Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së
Kryesore

Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së

22/12/2025 - 19:13
Rrahman Rama në Mitrovicë: Kalova ditën me qytetarët që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit
Lajme

Rrahman Rama në Mitrovicë: Kalova ditën me qytetarët që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit

22/12/2025 - 19:09
Geci nga Dragashi: Mesazh i qartë mbështetjeje për LDK-në, bashkë për ndryshim dhe zhvillim
Lajme

Geci nga Dragashi: Mesazh i qartë mbështetjeje për LDK-në, bashkë për ndryshim dhe zhvillim

22/12/2025 - 18:55
Policia deklarohet për vdekjen e Shemit
Lajme

Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

22/12/2025 - 18:43
Rrezarta Krasniqi: Kosova kurrë nuk është qeverisur më mbrapshtë se me Qeverinë e Albin Kurtit, LDK-ja është shpresa!
Lajme

Rrezarta Krasniqi: Kosova kurrë nuk është qeverisur më mbrapshtë se me Qeverinë e Albin Kurtit, LDK-ja është shpresa!

22/12/2025 - 18:37
Abdixhiku: Për LDK-në familja nuk është thjeshtë kategori sociale, është themeli i shtetit
Lajme

Abdixhiku: Për LDK-në familja nuk është thjeshtë kategori sociale, është themeli i shtetit

22/12/2025 - 18:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë