Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Nuk do të pushojmë derisa krimet që u kryen nga Serbia të marrin përgjigjen e duhur

26/03/2025 - 13:48
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Nuk do të pushojmë derisa krimet që u kryen nga Serbia të marrin përgjigjen e duhur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, para familjarëve të masakruarve 26 vjet më parë në Krushë të Madhe, u betua se nuk do të ndalen asnjëherë derisa drejtësia të triumfojë e krimet mizore të Serbisë të marrin dënimin e merituar.

E para e vendit tha se kur në një fshat vriten kaq shumë njerëz të pafajshëm e derdhet kaq shumë gjak, ai nuk është vetëm një vend në hartë, por është një dëshmi e përjetshme.

“Sot qëndrojmë në Krushë të Madhe aty ku dhembja është gdhendur në çdo gur, në çdo prag shtëpie, në çdo zemër që rreh për drejtësi. Para 26 vitesh ky fshat u goditë nga një prej krimeve më të tmerrshme të regjimit gjenocidal të Serbisë. 241 burra e djem u masakruan mes tyre 7 fëmijë e 5 gra përfshirë edhe një grua shtatzënë” , tha gjatë fjalimit presidentja.

Edhe pas 26 vitesh kur ende 64 persona figurojnë të zhdukur, e para e shtetit tha se është një krim i shumëfishtë i Serbisë gjenocidale sepse familjet e tyre jetojnë çdo ditë me dhimbjen, me mallin e një pritjeje që nuk merr fund asnjëherë.

“E në këtë radhë të gjatë të dhimbjes qëndron edhe një emër i madh i kombit tonë, një mendje ndritur, një figurë e paharruar, Ukshin Hoti. Prej më shumë se dy dekadash edhe fati i tij, sikurse i të gjithë banorëve të Krushës që sot janë të zhdukur me dhunë, mbetet i pazbardhur”, tha ajo, para familjarëve në këtë ditë përkujtuese.

E para e shtetit tha se një intelektual, një patriot, një zë i guximshëm i kombit u mor me dhunë nga regjimi kriminal serb, ndaj prej atëherë nuk dihet më asgjë për të, përveçse atë e mori Serbia.

“Ky mister nuk është vetëm një padrejtësi ndaj Ukshin Hotit e familjes së tij, por një plagë në ndërgjegjen e njerëzimit. Sepse pyetja, ‘ku është Ukshin Hoti?”, ende kërkon përgjigje, siç kërkojnë përgjigje edhe rreth 1600 të zhdukur me dhunë”.

Osmani tha se masakra e Krushës së Madhe nuk është vetëm një krim i tmerrshëm i para 26 vitesh, por është e përditshmja, është e sotshmja.

“Sepse dhimbja vazhdon edhe sot, njësoj si para 26 vitesh. Ajo është një betejë e hapur për drejtësi, prandaj nuk mund të lejojmë që gjaku i atyre të mbetet pa zë, e sakrifica e tyre të harrohet. Ne nuk duhet të heshtim, nuk duhet të ndalemi, nuk duhet të lejojmë që drejtësia të vonohet pafundësisht, sepse drejtësia për Krushën e Madhe, është drejtësi për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë, për heronjtë e UÇK-së dhe për martirët e lirisë. Sot para kujtimit të martirëve tanë, para dhembjes së familjeve të tyre, para kësaj toke të shenjtë, ne bëjmë betim. Nuk do të ndalemi asnjëherë derisa drejtësia të triumfojë. Nuk do të pushojmë derisa krimet që u kryen nga ana e Serbisë të marrin përgjigjen e duhur. Nuk do ta harrojmë kurrë sakrificën e Krushës së Madhe”, tha presidentja./rtk

JU REKOMANDOJMË

“Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

“Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë
12/04/2026 - 14:51

Katër astronautët e anijes kozmike Artemis II kanë mbajtur një fjalim në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në Houston të Teksasit, pas misionit të tyre rekord 10-ditor rreth...

Më shumëDetails

Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)

Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)
12/04/2026 - 14:33

Shkelja e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga bizneset që vendosin kamera mbetet një problem shqetësues. Shpesh, sistemet e vëzhgimit instalohen pa respektuar kriteret ligjore dhe...

Më shumëDetails

Bajrami: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë, Kurti ka dalë nëpër botë e po shet mend për “stabilitet ekonomik”

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
12/04/2026 - 14:21

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke iu referuar statistikave të ASK-së, ku inflacioni në mars ka arritur në 6.7%, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dalë nëpër botë...

Më shumëDetails

Gazetarët i drejtohen BE-së dhe ShBA-së për “drejtësinë selektive” të Gjykatës Speciale

Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
12/04/2026 - 13:47

Një grup gazetarësh nga Kosova dhe Shqipëria i janë drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara me një adresim publik. Në këtë letër, ata...

Më shumëDetails

Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti kthehet në Kosovë, merr pjesë në këtë ngjarje
12/04/2026 - 13:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, duke rikujtuar krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Përmes...

Më shumëDetails

BBC: Trump përballë zgjedhjes së vështirë pas dështimit të bisedimeve, të rris presionin apo negociojë

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
12/04/2026 - 12:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përballet me një zgjedhje të vështirë mes përshkallëzimit të presionit ndaj Iranit dhe vazhdimit të negociatave, pasi një raund i rëndësishëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Denoncimi nga një grua çon në pranga policin në Mitrovicë – zbulohet identiteti i zyrtarit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë