Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot ambasadorin e ri të Republikës së Letonisë për Kosovën, Vilmārs Heniņš, nga i cili ka pranuar letrat kredenciale gjatë një ceremonie zyrtare.
Me këtë rast, Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heniņš, duke vlerësuar lart marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.
“Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës që ka përkrahur jo vetëm shtetndërtimin tonë, por edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare,” ka deklaruar Osmani.
Ajo ka shprehur falënderime të sinqerta për mbështetjen e vazhdueshme të Letonisë në rrugën euroatlantike të Kosovës, duke theksuar se ky partneritet do të vazhdojë të forcohet në fusha me interes të përbashkët.