Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Pres që Kina të avancojë shpejt drejt njohjes së Kosovës

11/04/2025 - 16:05
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Pres që Kina të avancojë shpejt drejt njohjes së Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se Republika Popullore e Kinës mund ta njohë Kosovën së shpejti, derisa e para e shtetit kështu tha gjatë një paneli të titulluar “ADFTalks”, që u mbajt në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë 2025.

“Natyrisht, na duhet të luftojmë propagandën serbe dhe ruse, ato shkojnë njëra me tjetrën. Kina nuk është e përfshirë, ndonëse direkt nuk na kanë njohur, ata nuk kanë qenë të përfshirë aktivisht në luftimin e Kosovës, kanë pasur më shumë një rol abstenues, sesa të angazhohen kundër Kosovës. Prandaj, do të prisja më shumë që Kina të avancojë (drejt njohjes, shën.red.) më shpejt, por nga Rusia, Putini, nuk pres diçka të mirë për Kosovën e as për botën”, deklaroi Osmani në këtë forum.

Osmani u shpreh se vendi i fundit që ka njohur Kosovën, është Kenia, si vendi i 118-të, dhe shtoi se ky proces do të vazhdojë.

Sipas presidentes, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është mes dy shteteve dhe se përfundimi i tij duhet të jetë njohja reciproke.

Ndërsa sa i përket mbështetjes së shteteve ndaj Kosovës, Osmani tha se dy nga shtetet që e kanë mbështetur vendin janë SHBA-ja dhe Turqia, teksa falënderoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetje të vazhdueshme dhe e vlerësoi atë për mbështetje personale që ka dhënë në çdo mundësi.

“Presidenti Erdogan është një mik i jashtëzakonshëm për vendin tonë. Populli i Kosovës është jashtëzakonisht mirënjohës dhe mezi presim të vazhdojmë të punojmë me të, me kabinetin e tij, dhe mbi të gjitha me popullin turk që tregon gjithmonë dashuri dhe mbështetje për popullin e Kosovës”, përfundoi Osmani.

Teksa, Forumi Diplomatik të Antalisë (ADF2025) organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë dhe nën patronazhin e Presidentit Erdogan, tema e këtij viti është “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri
06/04/2026 - 14:56

Një grua 39-vjeçare nga Kosova, Zoja Oroshi nga Gjakova, u gjet e vrarë në kopshtin e shtëpisë së saj në Baden, Austri, me plagë nga thika dhe arma...

Më shumëDetails

PDK i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim, ja çka thonë nga kjo parti?

Albin Kurti uron Bedri Hamzën për zgjedhjen kryetar i PDK-së
06/04/2026 - 14:52

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me ftesat e Kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit të ri. Nga Zyra...

Më shumëDetails

Kurti: Jam optimist se do ta arrijmë një marrëveshje politike me Abdixhikun, jemi të përcaktuar t’i shmangim zgjedhjet

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
06/04/2026 - 14:36

Kryeministri Albin Kurti tha se është optimist për arritjen e një “marrëveshjeje politike” me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pas një takimi në Kuvend me kryetarin e LDK-së, Lumir...

Më shumëDetails

“Kryeministri nuk po do me gjetë zgjidhje për president”, deputeti i LDK-së pas takimit Kurti-Abdixhiku

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
06/04/2026 - 14:15

Pak minuta pasi përfundoi takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, zëdhënësi i partisë më të vjetër në vend, Besian...

Më shumëDetails

Kryeministri: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojnë

A është i gatshëm që postin e presidentit t’ia japë PDK-së, përgjigjet Kurti
06/04/2026 - 14:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun në Kuvend, tha se me diskutime të tilla arrihen marrëveshjet politike. Ai tha se...

Më shumëDetails

A është i gatshëm që postin e presidentit t’ia japë PDK-së, përgjigjet Kurti

A është i gatshëm që postin e presidentit t’ia japë PDK-së, përgjigjet Kurti
06/04/2026 - 13:54

Lideri i Lëvizjes Vetëvendoje Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun ka thënë se do ta takojë dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza në përpjekje për gjetjen e një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dolce publikon foto ‘drithëruese’ nga pushimet në Maldive (+16)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë