Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ekzistojnë një sërë kriteresh kur vije puna për caktimin e mandatarit të dytë dhe se për këtë gjë ka thënë se janë ende në konsultimet me ekipin e saj.
Osmani megjithatë ka thënë se s’mund të mandatohet për kryeministër dikush që është i përfshirë në korrupsion.
“S’mund të mandatohet dikush që është i përfshirë në krim dhe korrupsion”, ka thënë Osmani.
Derisa teksa ka përmendur kriterin e dytë, Osmani me një buzëqeshje ka thënë se s’mund të mandatohet për kryeministër dikush që shkel interesat e Kosovës.
 
			 
			











