
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, nuk po merret seriozisht nga krerët e institucioneve shtetërore dhe partia e tij.
Ndonëse ka pozicionin e dytë më të rëndësishme në hierarkinë shtetërore, ai deri me tani është injoruar disa herë nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Madje, Basha nuk po respektohet as nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka propozuar dhe zgjedhur si kryeparlamentar.
Injorimi më i madh ndaj të dytit të shtetit është bërë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Me të arritur në sallën ku po mbahej ceremonia, ai është gjendur në një situatë të sikletshme. Kjo pasi Basha nuk arrin të gjejë karrigen që ishte rezervuar për të.
Nga transmetimi live i ngjarjes në disa mediume, vërehet se si kryeparlamentari Basha, për disa minuta qëndron në këmbë për të pritur se ku të ulet, ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani vetëm e vështron.
Madje, kjo e fundit nuk u ngritët fare në këmbë kur kryeparlamentari Basha ia zgjat dorën.
Kjo sjellje e të pares së vendit ndaj të dytit të shtetit është bërë virale.
Basha nuk po merret seriozisht as nga kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Ai dje se bashku me Albin Kurtin marri pjesë në një tubim mbështetës për kandidatin e VV-së për kryetar të Ferizajt, Enver Haliti.
Në këtë tubin Bashës nuk i ishte bërë një vend afër Albin Kurtit.
Ky i fundit, nuk e kishte përmendur Bashën as në statusin e tij në “Facebook” për këtë tubim.
“Te Enver Haliti, Ferizaj e gjen kandidatin më të mirë për kryetar në këto zgjedhje. Me të në krye të komunës, edhe në nivel lokal vëmendja do të kthehet kah gratë dhe rritjes së mundësive për fuqizimin e tyre, promovimin e barazisë gjinore dhe kujdesjes sociale. Politikat për gratë janë politika për ardhmëri. Siç thotë dhe kryetari i ardhshëm i Ferizajit, Enver Haliti, pas 12 tetorit do të ketë më shumë çerdhe që hapin rrugë për punësimin e grave, shkolla që edukojnë dhe avancojnë fëmijët, bursa që ulin pabarazinë, grante që fuqizojnë ekonominë familjare, mbështetje që mbron më të cenueshmit dhe dinjitet për të moshuarit”, ka shkruar Kurti.
Një injorim të këtyre përmasave Basha e ka marrë edhe nga njeri i dytë i VV-së, Glauk Konjufca.
Derisa Konjufca kishte marrë fjalën në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk e kishte përshëndetur fare Dimal Bashen, i cili ishte në rendin e parë të delegatëve.
Në këtë adresim, ku Konjufca e nomino Kurtin për kryeministër të ardhshëm, ai përshëndeti disa figura tjera, por jo Bashën.
“I nderuari kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të nderuar delegatë të këtij këshilli, nënkryetarë të Lëvizjes Vetëvendosje, e nderurara keyesuese, sekretar Rama, të nderuar zëvendëskryeministra, ministra të Qeverisë, të nderuar kryetarë të subjekteve politike të cilat jeni në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, Donika Gërvalla Schëarz, Faton Peci, Mimoza Kusari Lila….”, kishte thënë Konjufca.