Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani sot pret liderët partiakë në vazhdën e përpjekjeve për formim të qeverisë

31/10/2025 - 09:14
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani sot pret liderët partiakë në vazhdën e përpjekjeve për formim të qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani sot nga ora 12:00 do t’i presë në zyrën e saj liderët e partive politike për konsultim pasi mandatari i parë, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi t’i fitonte votat e mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.

Takimin e ka konfirmuar dje këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar të gjitha partitë.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, dje pas një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, në përgjigje të pyetjes nëse do të ketë një mandatar të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se këtë qëndrim do ta shpalosin sot në takimin me Osmanin.

Ndërkaq, kryetari i partisë së dytë fituese, Memli Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.

Sipas Kushtetutës, Osmani duhet të caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë.

Megjithatë, ky takim u pa si një shtrim rruge për zgjedhje të reja meqë nuk ka shenja për krijim të shumicës parlamentare.

Këshilltari i Osmanit tha se në konsultat që do t’i zhvillojë me partitë politike, presidentja do ta potencojë rëndësinë e miratimit të Buxhetit për vitin 2026 si dhe miratimin e Planit të Rritjes, si akte të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Por, kalimi i buxhetit me një qeveri në detyrë nuk mund të bëhet, sipas njohësve.

Analisti politik, Albert Krasniqi, dje duke cituar Ligjin për Qeverinë dhe se kjo gjë është e parritshme ligjërisht dhe se e vetmja mënyrë se si mund të miratohet buxheti është dakordimi i partive politike për një qeveri teknike – ide të cilën e kundërshton Lëvizja Vetëvendosje.

“Ligji për Qeverinë, neni 31, përcakton kufizimet që zbatohen për një Qeveri në dorëheqje. Sipas pikës 5 të këtij neni, këto kufizime vlejnë edhe për Qeverinë e cila ka përfunduar mandatin katërvjeçar të Kuvendit, pra për Qeverinë në detyrë. Në mesin e këtyre kufizimeve (paragrafi 1, nënparagrafi 1.2) përfshihet edhe ndalimi për miratimin e projektligjeve. Paragrafi 2 i të njëjtit nen bën një përjashtim të vetëm për Qeverinë në dorëheqje, duke i lejuar asaj që t’i propozojë Kuvendit miratimin e Buxhetit Vjetor. Një përjashtim i tillë nuk ekziston për Qeverinë në detyrë, gjë që nënkupton se kjo e fundit nuk mund të propozojë as projektligjin për buxhetin, e aq më pak projektligje të tjera”, shpjegoi Krasniqi.

Kupina shtoi gjithashtu se presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit “do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”.

“Në këtë kuadër, Presidentja do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kupina për takimin e sotëm./Express/

JU REKOMANDOJMË

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore
19/03/2026 - 03:44

Deputetja Ganimete Musliu ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur kishte thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, burgu i Dubravës do të...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”
19/03/2026 - 03:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për herë të parë se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi
19/03/2026 - 03:38

Ministria e Jashtme e Katarit u ka urdhëruar atasheve ushtarakë dhe të sigurisë të Iranit së bashku me stafin e tyre të largohen nga vendi, ka raportuar BBC,...

Më shumëDetails

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë