Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Austri.
Ajo është takuar me Presidentin Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.
Osmani ka thënë se me ta ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës.
“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur.⛰️🌸Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë. 🇽🇰🤝🇦🇹”, ka shkruar Osmani.