Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme është takuar me homologun e saj të Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani pas këtij takimi deklaroi se partneriteti me Emiratet që lindi në kohë sfidash, sipas saj, sot po thellohet si aleancë vizioni.
“Duke dëshmuar se miqësia e vërtetë ndërtohet me besim të qëndrueshëm dhe angazhim të ndërsjellë”, shtoi ajo.













