Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në Facebook, nga ‘’takimet intensive’’ me liderët europianë, duke thënë se të njëjtat sollën rezultate konkrete, lidhur me heqjen e masave nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Osmani ka falënderuar liderët e BE’së, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës.
‘‘Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës.
Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës’’, ka shkruar ajo.














