Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj

17/02/2026 - 11:32
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën solemne për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se UÇK-ja është është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj dhe se ajo është zemra e rezistencës sonë kombëtare dhe përgjigjja e një populli të shtypur ndaj një regjimi gjenocidal, duke shtuar se kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, e pastër dhe gjithnjë e domosdoshme, raporton Ekonomia Online.“Sot, me respektin më të thellë, përulemi para kujtimit të gjithë atyre burrave e grave që ranë për këtë ditë, në mënyrë që Kosova të jetë republikë.

Në themelet e shtetit tonë qëndron vizioni i presidentit historik, doktor Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Republikës sonë. Me mençuri, durim, vizion dhe një besim të palëkundur në lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë, ai udhëhoqi Kosovën në kohët më të rënda, duke i dhënë kauzës sonë legjitimitet e mbështetje ndërkombëtare, si dhe shpresë të brendshme. Historia jonë më tej është brumosur në periudhën e luftës për liri; ajo mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij heroike dhe të të gjithë burrave dhe grave të UÇK-së. UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Ajo është zemra e rezistencës sonë kombëtare dhe përgjigjja e një populli të shtypur ndaj një regjimi gjenocidal. Kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, e pastër dhe gjithnjë e domosdoshme”, tha Osmani.Osmani tha se është e papranueshme çdo përpjekje për të barazuar viktimën me agresorin.

Ajo bëri thirrje që të jenë të gjithë së bashku në mbrojtje të luftës çlirimtare.“Çdo përpjekje për ta njollosur atë, për ta relativizuar apo për të barazuar viktimën me agresorin është jo vetëm e padrejtë, por edhe historikisht e pavërtetë dhe tërësisht e papranueshme. Krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë, së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë dhe me mbështetjen e palëkundur të popullit të Kosovës, u ngritën për liri, dinjitet dhe për të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar të lirë në atdheun e tyre.

Prandaj, çdo përpjekje për të barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serbisë jo vetëm që minon drejtësinë, por dëmton edhe themelet e paqes afatgjatë në rajonin tonë.

Lufta e UÇK-së ishte shtylla jonë më e fuqishme e rezistencës dhe shpresës; kjo e vërtetë historike është themel i shtetit tonë dhe nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për rishkrim apo deformim të historisë. Sot, më shumë se kurrë, e kemi për detyrë të qëndrojmë së bashku.

Asnjë dallim i yni, i së kaluarës apo i së tashmes, nuk guxon të jetë pengesë në unitetin tonë, në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare, sepse kështu ne e mbrojmë pastërtinë e lirisë, pavarësisë dhe vetë ekzistencën e shtetit tonë”, theksoi Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Nis Parada e Krenarisë, po marrin pjesë krerët e shtetit dhe Rifat Jashari

Nis Parada e Krenarisë, po marrin pjesë krerët e shtetit dhe Rifat Jashari
17/02/2026 - 12:33

Ka nisur parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës në nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Parakalimi kësaj radhe po bëhet në rrugën...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj uron përvjetorin e pavarësisë: Përvjetorin tjetër me shokët e liruar

Nasim Haradinaj uron përvjetorin e pavarësisë: Përvjetorin tjetër me shokët e liruar
17/02/2026 - 12:29

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Haradinaj ka uruar të gjithë ata që iu gëzuan dhe po i gëzohen pavarësisë. “Urime dita...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik uron pavarësinë e Kosovës, përmend edhe Thaçin

Ambasadori britanik uron pavarësinë e Kosovës, përmend edhe Thaçin
17/02/2026 - 12:28

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar ditën e pavarësisë së Kosovës. Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, Hargreaves tha se Britania e...

Më shumëDetails

Kurti: Ata guxuan të marrin armët për liri, barazimi mes krerëve të UÇK-së e regjimit gjenocidal, i papranueshëm për ne

Kurti: Ata guxuan të marrin armët për liri, barazimi mes krerëve të UÇK-së e regjimit gjenocidal, i papranueshëm për ne
17/02/2026 - 12:27

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës për kremtimin e 18-vjetorit të pavarësisë përmendi ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në...

Më shumëDetails

Rama: Ata që sakrifikuan dhe mbajtën gjallë idealin e lirisë, janë gurët themelorë mbi të cilët qëndron Kosova

Rama: Ata që sakrifikuan dhe mbajtën gjallë idealin e lirisë, janë gurët themelorë mbi të cilët qëndron Kosova
17/02/2026 - 12:27

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, tha se populli përulet me respekt të thellë para të gjithë atyre që kontribuuan në themelimin dhe...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Rruga paqësore e Rugovës dhe ajo e luftës së UÇK-së e plotësuan njëra-tjetrën

Abdixhiku: Rruga paqësore e Rugovës dhe ajo e luftës së UÇK-së e plotësuan njëra-tjetrën
17/02/2026 - 12:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në fjalimin e tij në seancën solemne kushtuar 18 vjetori të Pavarësisë së Kosovës, tha se rrugëtimi paqësor i ndjekur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë