Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Ai shprehu urimet më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës, duke i dëshiruar prosperitet dhe mirëqenie për qytetarët e vendit.